Lajme
Situata në veri gjatë natës ka kaluar e qetë
Në rrugët që çojnë drejt pikave kufitare 1 dhe 31 ku tashmë janë Forcat Speciale të Kosovës dhe doganierët e Republikës së Kosovës, nuk ka forca të shtuara të policisë dhe KFOR-it.
Situatë e qetë mbretëron edhe tek ura në Mitrovicë, kanë raporutar mediat e vendit.
Ndërkohë ka reaguar edhe SHBA-ja.
Shtetet e Bashkuara ndjejnë keqardhje që veprimi i Qeverisë së Kosovës për të marrë kontrollin e pikëkalimeve kufitare në veri të Kosovës, nuk ka qenë në koordinim me komunitetin ndërkombëtar.
“Ne u bëjmë thirrje qeverive të Kosovës dhe Serbisë që të vazhdojnë të punojnë urgjentisht drejt një de-eskalimi të situatës së tanishme. SHBA-të i përshëndesin fuqishëm veprimet e KFOR-it për ta de-eskaluar situatën dhe që punuan drejt krijimit të një ambienti të qetë dhe të sigurt, dhe ne do të vazhdojmë ta mbështesim KFOR-in dhe aktorët tjerë ndërkombëtarë në këtë detyrë”, thuhet në deklaratën zyrtare të Departamentit amerikan të Shtetit.
Më tej thuhet se lëvizja e lirë e mallrave në mes të Serbisë dhe Kosovës duhet të adresohet në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian.
“Veprimet e njëanshme nga të dyja palët – vendosjen e njëanshme të embargos nga ana e Serbisë ndaj mallrave të Kosovës në vitin 2008, si dhe vendimi i fundit i Kosovës për masa reciprociteti pasi të dyja palët dështuan të arrijnë marrëveshje mbi normalizimin e doganave– kanë rezultuar në këtë rrugë qorre. Ne kemi besim në menaxhmentin e BE-së të përfshirë në dialog dhe kërkojmë nga të dyja palët të kthehen në tavolinën e negociatave menjëherë. Ne presim që Kosova dhe Serbia, përmes dialogut, të krijojnë kushte pozitive dhe reciproke që mundësojnë lëvizjen e lirë, si për njerëzit ashtu edhe për mallrat në mes të Kosovës dhe Serbisë”.
SHBA-të u bëjnë thirrje të gjitha palëve të përmbahen nga përdorimi i dhunës.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











