Lajme
Si vijnë paratë e mërgimtarëve në Kosovë?
Bankat komerciale në Kosovë nuk fitojnë vetëm nga kamatat, por edhe dërgesat e mërgimtarëve. 16% e remitencave kalojnë nëpërmjet bankave
Milionët që vijnë çdo vit në Kosovë nga diaspora e madhe shqiptare, e cila jeton jo vetëm në Evropën perëndimore dhe në SHBA, por edhe nga Afganistani, nuk ndihmon vetëm ekonomitë familjare dhe vetë shtetin.
Sasia e madhe e parave që derdhet çdo vit nga atje, e që llogaritet të jetë mbi gjysmë miliardi euro, është e mirëseardhur edhe për bankat komerciale që veprojnë në tregun e vendit dhe agjencitë e ndryshme që merren me transferimin e parave.
Bankat komerciale që veprojnë në Kosovë, nuk i kanë vetëm kamatat shumë të larta, nëpërmjet të cilave fitojnë sasi të konsiderueshme interesi.
Këto institucione financiare, një pjesë të mirë të fitimeve të tyre i nxjerrin edhe nëpërmjet interesit që përfitojnë me rastin e transferimit të parave.
Përveç kësaj, Bankat komerciale në Kosovë, aplikojnë normat më të larta të interesit në rajon, kur vjen puna në dërgimin e parave nga ndonjë shtet i Evropës perëndimore në Kosovë.
Sipas një hulumtimi të Bankës Botërore të përmbledhur në raportin e fundit, bankat që veprojnë në Kosovë, për transferimin e parave në vlerë prej 100 eurosh, marrin 5 euro interes, ndërkohë që në rast se kryejnë transfere prej 500 eurosh, atëherë vlera është 5 përqind.
Kështu, shtete si Maqedonia ose Serbia, nuk marrin asnjë cent për transferim parash nga vende të ndryshme të botës apo ka raste si ato në Kroaci që marrin vetëm 1 përqind.
Ndërkohë, sondazhi i Institutit të Hulumtimeve Gallup, i quajtur Emigrimi dhe Dërgesat në Kosovë 2011, pas anketimeve në 135 vende të botës, e radhit Kosovën ndër vendet me më së shumti dërgesa të pranuara, respektivisht 23 përqind e popullatës, pranojnë dërgesa nga jashtë, e cila njëherazi është edhe më e larta në rajon.
Derisa edhe më tej dërgesat e parave që vijnë në Kosovë nga emigrantët që punojnë në Zvicër dhe Gjermani, mbeten në nivelin më të lartë krahasuar me shtetet e tjera, një sasi e konsiderueshme e parave të tyre shkojnë edhe për llogari të bankave dhe agjencioneve të transferimit të parave.
Në fakt, sipas hulumtimit të fundit të kryer nga Instituti GAP, pranimi i parave nëpërmjet kanaleve institucionale, të tilla si bankat apo agjencitë e transferimit të parave, ka shënuar rritje, megjithatë ato vazhdojnë të jenë më të ulëta se dërgimi i parave përmes kanaleve joformale, siç janë të afërmit që është 37 përqind.
“Ndërkohë, dërgesat përmes bankës kapin shifrën e 16 përqind, përmes agjencive të transferimit të parave me 23 përqind, postat zyrtare me 24 përqind, etj”, thuhet në këtë studim të publikuar gjatë kësaj jave.
Por edhe mënyra e dërgimit të parave drejt Kosovës nuk është e njëjtë pasi ajo ndryshon varësisht se nga cili shtet vijnë.
Banka Qendrore e Kosovës ka raportuar se dërgesat e parave nga ana e mërgimtarëve nga Belgjika, Britania e Madhe, Franca, dhe shtetet Skandinave, vijnë kryesisht përmes agjencive për transferim parash.
“Nëpërmjet të afërmve vijnë dërgesat nga Gjermania, Zvicra, Sllovenia. Ndërsa nëpërmjet bankave vijnë dërgesat kryesisht nga shtetet si Afganistani, SHBA-ja, Kanadaja”, thuhet në këtë dokument të BQK.
Aktualisht vlerësohet së dërgesat më të mëdha të parave drejt Kosovës vijnë nga mërgimtarët dhe punëtorët në Gjermani, Zvicër, Afganistan, Itali, Austri, belgjikë, SHBA, Suedi, Francë, Norvegji, Kanada, Angli, Finlandë etj.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 Kapitenia e Suedisë dhe e klubit anglez mbetet pjesë e London City Lionesses, pavarësisht se aktualisht... -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së -
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Orkestra “Amadeus” shkëlqen në Pragë, fiton katër çmime në festivalin ndërkombëtar “Musica Orbis”
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas













