Lajme
Si do të realizohet regjistrimi në Shqipëri?
Instituti i Statistikave INSTAT, ka bërë të ditur procedurat e regjistrimi të popullsisë në Shqipëri.
Drejtoresha e INSTAT, Ines Nurja, tha se shtetasit shqiptarë, të cilët nuk ndodhen në Shqipëri prej 12 muajsh, nuk do të përfshihen në procesin e regjistrimit të popullsisë dhe në këtë proces do të ketë edhe bashkëpunim me vendet, ku ndodhen shqiptarët, pasi secili person do t`i nënshtrohet regjistrimit në vendin ku ai është resident, bëjnë të ditur mediat shqiptare.
Sipas INSTAT-it, rezultatet përfundimtare të regjistrimit të popullsisë, proces i nisur që në vitin 2008, do të dalin në fund të vitit 2013, ndërsa nëntori i këtij viti, do të jetë koha, në të cilën do të jepen rezultatet paraprake të popullsisë.
Ky projekt kap vlerën e 14 milionë eurove nga të cilat 8 milion mbulohen nga Komisioni Europian.
Në këtë proces do të angazhohen 14.302 punonjës, nga të cilët 129 mbikqyrës, 2330 kontrollues dhe 11.843 anketues, të cilët do të shkojnë në cdo banesë të shqiptarëve për mbledhjen e të dhënave në terren.
Nga ana tjetër, regjistrimi i përgjithshëm i popullsisë dhe i banesave ka nxitur diskutime në Shqipëri.
Aleanca Kuq e Zi e ka kundërshtuar këtë proces statistikor dhe ka ndërmarrë një fushatë në të gjithë vendin kundë regjistrimit mbi baze etnie dhe feje.
Regjistrimi i shqiptarëve nis më 1 tetor të këtij viti.
Kjo është hera e dytë pas vitit 1989 që në Shqipëri realizohet procesi i regjistrimit të popullsisë dhe banesave.
E-Diaspora
-
Rame Lahaj gati për nisjen e “PASSION & ORIGIN” më 10 tetor Tenori kosovar me famë ndërkombëtare, Rame Lahaj, është në ditët e fundit të përgatitjeve para koncertit... -
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë»
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027










