Lajme
Shumë mërgimtarë bien “viktima” të “Airwings”
Deri më tani janë 16 udhëtarë të cilët e kanë denoncuar agjencinë turistike “Airwings” me zyrat e saj në Maqedoni dhe Zvicër, për mashtrime me bileta
Mërgimtarët shqiptarë nga Maqedonia të cilët u mashtruan nga kompania ajrore “Airwings” kanë vazhduar me denoncimin e kësaj kompanie. Airwing i ka lënë bashkatdhetarët nëpër aeroporte, duke u marrë paratë por duke mos u siguruar vende në aeroplan.
Gjatë tentimit për të kontaktuar edhe në zyrën e kësaj kompanie në Kërçovë e cila njihet edhe me emrin “Airwings International”, nuk ka pasur asnjë përgjigje përmes telefonit, i cili ka vazhduar të funksionojë në zyrën në Maqedoni.
Por, përkundër kësaj, kjo kompani do të përgjigjet penalisht para organeve të drejtësisë për shkak të denoncimeve të bëra nga mërgimtarët që kanë prenotuar biletat dhe më pas kanë ngelur të boshatisur dhe braktisur në aeroportet e Zvicrës, gjegjësisht atë të Bazelit.
Një qytetar nga Tetova ka theksuar se katër anëtarë të familjes së tij kanë pasur probleme me këtë kompani.
“Biletën e kishim kthyese prej Bazelit në Shkup dhe anasjelltas. Problemi ndodhi edhe për mua dhe ngela i mashtruar dhe mu deshtë që ditën tjetër të udhëtojë për në Prishtinë, për shkak se fluturimi i ditës 24.07.2013 Shkup – Bazel ishte anuluar”, thotë për agjencinë INA ky bashkatdhetar.
Ai po ashtu kërkon nga kompanitë që të mos i gënjejnë mërgimtarët, të cilët vijnë për pushime për pak ditë.
Siç bëhet e ditur mbi 16 udhëtarë kanë denoncuar agjencinë turistike Airwings me zyrat e saj në Maqedoni dhe Zvicër për mashtrime.
K. Krasniqi, 69 vjeçe, me gjendje jo të mirë shëndetësore ka qenë viktimë e këtij mashtrimi. Ajo ka theksuar se është dashur që të fluturojë me një avion tjetër, pasi që ka qenë viktimë e mashtruar.
Ajo kishte pasur pushimin vetëm dyjavësh dhe duhej që të ishte në Zvicër, për shkak të termineve mjekësore.
Edhe Gj.Shala, 51 vjeç thekson se ishte i mashtruar dhe se ai ka ngritur akuzë ndaj kësaj kompanie në Schaffhausen në Zvicër. Udhëtarët theksojnë se denoncimet i kanë bërë edhe në Schaffhausen të Zvicrës, pasi që kjo agjenci ka zyrën e saj në këtë qytet.
Ndryshe, nuk janë vetëm bashkatdhetarët nga Maqedonia që kanë rënë viktimë e aviokompanive. Edhe në Prishtinë kanë qenë qindra bashkatdhetarë të cilët kanë rënë viktima të kompanisë “Belle Air”,e cila po ashtu ua ka shitur biletat, por nuk u ka siguruar vedne në bord.
Mërgimtaret kanë qëndruar disa ditë në aeroportin e Prishtinës, duke pritur që të kthehen në Zvicër dhe Gjermani
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions









