Lajme
Shumë flitet, pak luftohet korrupsioni
Deri tash, Preteni thotë se nuk është bërë shumë në luftimin. Sipas tij, flitet shumë, por punohet pak në luftën kundër tij.
Shkalla e korrupsionit në Kosovë është duke u thelluar, thonë përfaqësues të organizatave që merren me parandalimin e kësaj dukurie, duke veçuar nivelin lokal.
Edhe zyrtarë të Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit, kanë thënë se kanë hasur në raste të tilla. Drejtuesi i Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni ka thënë se janë duke parandaluar një aktivitet tenderues në një komunë të Kosovës, që sipas Pretenit dyshohet për keqpërdorime.Aktivitete të tilla, sipas tij, zbatohen në vazhdimësi, por që ende mbetet shumë punë për të bërë.
Deri tash, Preteni thotë se nuk është bërë shumë në luftimin e kësaj dukurie. Për korrupsionin, sipas tij, flitet shumë, por punohet pak në luftën kundër tij.Sipas të dhënave të një raportit ende ta papublikuar të Agjencisë Kundër Korrupsionit, ka shumë raste të dyshuara për korrupsion në nivelin lokal.
Preteni bënë të ditur se ky raport do të publikohet brenda disa ditësh, ndërkohë që thekson se numri më i madh i rasteve të paraqitura për korrupsion vjen nga ndërmarrjet publike, pastaj nga qeveria, pushteti lokal dhe gjykatat.Edhe udhëheqës të organizatave joqeveritare, të cilat merren me parandalimin e korrupsionit, kanë deklaruar se lufta kundër korrupsionit nuk ka treguar ndonjë rezultat konkret.
Sipas tyre, korrupsioni në nivelin lokal ka efekte tejet negative, dhe ata të cilët e pësojnë janë qytetarët e Kosovës.Kurse EULEX-i, ka kërkuar nga autoritetet kosovare që të merren me rastet e korrupsionit edhe në nivelin lokal.Së fundmi, Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, është përfshirë në betejën anti-korrupsion, duke themeluar Këshillin Kombëtar Kundër Korrupsionit./albinfo&rel/
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions









