Lajme
Shuhet ikona e filmit kosovar, Hadi Shehu
Përfaqësuesit e Institucioneve të Kosovës kanë shprehur ngushëllime, ndërsa e konsiderojnë si humbje të madhe vdekjen e ikonës kosovare të filmit, Hadi Shehu. Ai luajti në filmat: "Gjurmë të bardha" ,“Kur pranvera vonohet", "Era dhe lisi"
Në moshën 68 vjeçare është shuar nga jeta aktori i madh i teatrit dhe filmit kosovar, Hadi Shehu. I lindur në Gjakovë më 15 shkurt 1949, Shehu ka lënë pas një karrierë të pasur të aktorit profesionist, shumë filma të metrazhit të gjatë, drama e skena teatrale, ndërsa vdekja e tij ka lënë një boshllëk në botën e artit kosovar.
Përfaqësuesit e Institucioneve të Kosovës kanë shprehur ngushëllime, ndërsa e konsiderojnë si humbje të madhe vdekjen e ikonës kosovare të filmit.
“Me pikëllim morëm lajmin për ndarjen nga jeta e të dashurit tuaj dhe aktorit tonë të mirënjohur, Hadi Shehut. Ndarja nga jeta e aktorit Shehu është humbje e madhe për familjen, miqtë, artin dhe kulturën shqiptare, për teatrin dhe filmin e Kosovës, ku Hadiu kontribuoi me devotshmëri dhe la gjurmë të pashlyeshme”, shkruan në ngushëllimin e tij ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala.
Sipas tij, Hadi Shehun dhe puna e tij e palodhshme, janë trashëgimi e vlefshme për artin dhe kulturën e tonë, andaj edhe kujtimi për të do të jetë i përhershëm.
Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, ka shprehur ngushëllimet e saja për vdekjen e aktorit Hadi Shehu.
“Prehu në paqe Hadi Shehu, ikona e Teatrit dhe biri i Gjakovës, aktori i kombit. U rritëm me frymëzimin e jetësimit tënd të burrave të kombit si, Sulejman Vokshin, Bajram Curri, Betim Kosovën e shumë të tjerë, ndërsa sot në mëngjes u rreshtove krahas tyre në botën e përjetësisë”, shkruan në ngushëllim Kusari-Lila.
Emri dhe kontributi i Hadi Shehut, sipas saj, do të mbesin gjithmonë në botën “tonë mbuluar nga nderi, lavdi dhe krenaria për gjithçka që ai ka dhënë për vendin dhe popullin e vet”.
Edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaci i ka shprehur ngushëllime familjes Shehu, duke thënë se me veprimtarinë e tij krijuese dhe artistike, Hadi Shehu ishte një pasuri e madhe e artit shqiptar në përgjithësi.
“Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e aktorit të madh, Hadi Shehu. Ngushëllime familjes Shehu dhe gjithë komunitetit artistik në Kosovë”, ka shkruar ai në facebook.
Për kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, Hadi Shehu ishte një artist i madh i skenës kosovare, humbja e të cilit do të lerë zbrazësi të madhe për familjen, për miqtë, për teatrin dhe filmin, si dhe për jetën artistike e kulturore të Kosovës në përgjithësi.
“Hadi Shehu do të përkujtohet gjithnjë për pasurinë e madhe artistike që i ka lënë Kosovës, gjatë punës së tij prej disa dekadash”, thotë Mustafa.
Hadi Shehu ishte themelues i Teatrit Profesionist në Gjakovë dhe njëherë dhe drejtor i këtij teatri deri në vitin 2007. Diplomoi në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë, më 1974, në degën e artit dramatik, klasa e Faruk Begollit. Në skenën e Teatrit të Gjakovës ka realizuar me qindra role të paharruara dhe të mahnitshme në drama të ndryshme: “Fisheku në pajë”, “Njeriu me top”, “Epoka para Gjyqit”, “Monserati”, “Kur shpirti ndërron jetë”…
Ka luajt në role kryesore në dhjetëra filma artistik, më të njohurit janë: “Gjurmë të bardha” ,“Kur pranvera vonohet”, “Era dhe lisi”. Po ashtë së fundi ka luajtur edhe në shumë drama, përfshirë edhe atë “Oda e Junikut”…
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions









