Lajme
Shtohet cilësia e produkteve bujqësore
Autoritetet kosovare do të mbështesin përpunimin e qumështit, mishit, pemëve, perimeve dhe prodhimin e verës, me qëllim që këto produkte të bëhen të konkurrueshme në BE
Shtetet ballkanike që aspirojnë integrimin në Bashkimin Evropian duhet t’i plotësojnë një varg kushtesh, që ka përcaktuar BE, përfshirë edhe standardet bujqësore dhe ato ushqimore. Që kjo rrugë të jetë më e lehtë, autoritetet kosovare kanë hartuar një masë mbështetëse për produktet agrokulturore.
Në kuadër të kësaj mase, fermerët përfitues do të kenë mundësi që t’i modernizojnë objektet prodhuese me teknologji të re, të bëjnë diversifikimin e prodhimeve në industrinë përpunuese dhe t’i aplikojnë sistemet e sigurisë dhe cilësisë.
Zëdhënësi i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rura, Adil Behramaj, thotë se në kuadër të kësaj mase, e cila do të zbatohet gjatë viteve 2014-2020, do të mbështetet përpunimi i qumështit, i mishit, i pemëve e perimeve dhe prodhimi i verës.
“Me investimet në përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore, synojmë të rrisim aftësitë konkurruese në sektorin agroushqimor, t’i përmbushim standardet e BE-së, në këtë rast për mbrojtjen e mjedisit, sigurinë ushqimore, cilësinë e produkteve dhe mirëqenien e kafshëve dhe forcimin e lidhjeve me prodhimin primar”, thotë Behramaj për KP.
Kriteret e përgjithshme të përzgjedhjes për të gjithë nënsektorët, sipas tij, do të jenë sistemet për siguri të ushqimit, përvoja e ndërmarrjeve, investimet në mbrojtjen e mjedisit, prodhimi i energjisë së rinovueshme dhe krijimi i vendeve të reja të punës.
Ndërsa, investimet e pranueshme në këtë masë, sipas Behramajt, do të kufizohen në ndërtimin dhe rindërtimin e objekteve përpunuese, blerjen e makinave dhe pajisjeve, si dhe në sistemet dhe programet kompjuterike.
Ndryshe, gjatë viteve të fundit prodhuesit kosovarë kanë nisur t’i plasojnë produktet e veta edhe në tregjet e BE-së. Përveç kontratës për eksportimin e 7 milionë kilogramëve rrush në Gjermani, së fundi BE ia ka mundësuar Kosovës eksportimin në BE të 2 milionë litrave verë pa taksa doganore.
Po ashtu ka edhe produkte të tjera të Kosovës që shiten në tregjet e BE-së. Natyrisht në BE konkurrenca e vlerës dhe cilësisë janë primare.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë










