Lajme
Shterpësia e mendimit politik
Derisa pikëpamjet, idetë dhe platformat partiake tashmë dalin të përcaktuara, opsioni intelektualist rreth realitetit tonë politik nuk ka identitet
Rruga e mendimit politik në Kosovë, sado që po duket se është drejt konsolidimit dhe po shënon ngritje të hetueshme, nuk është në nivelin e nevojshëm dhe as në hap me ritmin që imponojnë zhvillimet dhe proceset politike në botë dhe në rajon.
Në idetë politike të pasluftës ka më pak shfaqje euforizmi, por nuk jemi larguar shumë nga romantizmi kombëtar, nuk ka sforcim të tepruar të primatit ideologjik, por jo edhe pragmatizëm dhe përmbajtje realizmi të mjaftueshëm.
Ende mendimi politik errësohet me fjalë të mëdha, me fjali të ngarkuara me folkpatriotizëm, me fraza që imponojnë besueshmëri të padyshimtë dhe, krejt kjo për ta paraqitur klasën politike aktuale si më të qëlluarën, më të denjën dhe më të përcaktuarën kombëtarisht.
Në këtë kontekst, mjafton që ligjërimi politik të reflektojë sens intelektual dhe qartë vijën e kursit partiak. Paradoksalisht, mendimi intelektualist nuk manifestohet si platformë funksionale dhe alternativë e projekteve politike për të ndihmuar unifikimin e politikës dhe formësimin e një diplomacie kombëtare serioze, të konsoliduar dhe e aftë t’u përgjigjet sfidave përkatëse para faktorit kombëtar dhe ndërkombëtar.
Kundër një qëndrimi shpërfillës
Prurjet e mendimit politik shqiptar janë të shumënduarshme dhe shumëngjyrëshe. Ka ende shfaqje individualizmi, ku mendimi i një personaliteti, i një partie apo edhe i një grupi a klani të caktuar pretendon të bëhet përfaqësues i vetëm dhe i paalternativë i mendimit politik përgjithësisht. Ka ndërhyrje të papeshuara, me paraqitjen e disa ideve e projekteve të papërpunuara, të cilat pa dyshim prodhojnë efekte negative.
Janë këto kryesisht projekte të kopjuara nga realitete politike fqinje, apo edhe të bazuara në zgjidhje të ndryshme kompromisi, të cilat nuk mund të jenë funksionale dhe të realizueshme për rrethanat tona politike, ngase pozicioni ynë i përket një realiteti sui generis.
Sa u kushtohet vëmendje fokusimeve të refleksioneve intelektuale rreth çështjeve politike, kur politikollafazanomania e niveleve partiake dominon ambientin tonë politik. A mund të akuzohet inteligjencia jonë për shprehje indiferentizmi, kur pesha e paraqitjeve dhe e sjelljeve politike kërkon më shumë seriozitet e maturi.
A mund të quhet ky qëndrim shpërfillës si sjellje e papërgjegjshme e inteligjencisë, kur shihet qartë se jetojmë në një realitet blofi, ku mendimi i esëllt është zëvendësuar me demagogji, ku çdo shprehje dyshimi vërshohet nga një retorikë kamufluese dhe mbulohet me mbidoza të optimizmit politik, të dala nga zyrat e partive politike, e vlerësuar kjo si një rend dhe disiplinë partiake domosdoshmërisht e respektueshme.
Realiteti i dalë nga këto deklarata paraqitet si i vetmi i vërtetë, sado që të gjithë e dimë se nuk mjafton një shtjellim i kulturuar dhe një pamje e moderuar e mendimit politik.
Nga këndvështrimi intelektualist s’ka se si të mos dalë dyshimi, së paku si çështje teorike, në mos nuk po dimë të përfitojmë nga çasti duke mos qenë të denjë. Andaj, nuk justifikohet përgjumja e personaliteteve, forumeve apo institucioneve të ndryshme kombëtare të thirrura për studime politike e strategjike, të cilat nuk kanë aktivitet të mjaftueshëm dhe serioz në studimin e situatave, në vlerësimin e peshës së veprimeve konkrete në përputhje me shkallën e përgjegjësisë dhe proceseve politike që ndodhen para nesh.
Krejt kjo ndërthurje do të duhej të jetë në funksion të ngritjes së peshës politike të Parlamentit, të ngritjes së peshës parlamentare të deputetëve dhe rrjedhimisht edhe të ngritjes së peshës kombëtare dhe ndërkombëtare të institucioneve tona shtetërore.
Pse nuk e kemi një tryezë të përbashkët, ku mendimi politik do të përpunohej deri në shterrje me qasje thellësisht profesioniste. Çdo mekanizëm mbipartiak sikur është i mallkuar të mos funksionojë si i plotë dhe gjithëpërfshirës. Sikur të gjithë mundohemi të vetëdëshmohemi se jemi të ndryshëm. Pushteti sot ka figurën e një rrethi, jashtë të cilit kushdo që ka mbetur, padrejtësisht, llogaritet si i vetëpërjashtuar…
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









