Lajme
Shqiptari Ardian Kyçyku, rektor i Universitetit të Bukureshtit
Ardiani 42 – vjeçar është më i riu nga të gjithë rektorët e universiteteve dhe shkollave të tjera të larta të Rumanisë
Në historinë shumëshekullore të arsimit të lartë rumun, për herë të parë, një i huaj zgjidhet rektor universiteti në Rumani. Vetëm dy javë më parë, Senati i Universitetit Rumun të Shkencave dhe Arteve (URSA) “George Kristea”, në Bukuresht, me një staf prej 25 pedagogësh, zgjodhi rektor të tij, pegagogun 42- vjeçar, Ardianin Kyçyku.
Në njoftimin zyrtar të Senatit të këtij universiteti, ndër të tjera, thuhet se, “pas një karriere universitare disa vjeçare, në krye të Fakultetit të Shkencave të Komunikimit, ku shpalosi aftësi të ralla mësimdhënëse, kërkimore – shkencore, botuese dhe organizative, pedagogu Ardian Kyçyku, personalitet poliedrik i përmasave kontinentale, anëtar titullar i Central European Academy of Sciences and Arts dhe i Académie Européenne des Arts, shihet si faktor i rëndësishëm që do ta ngrejë më lart nivelin e performancave të arritura nga universiteti ynë me tradita”.
Duhet theksuar se, për nga mosha, Ardiani 42 – vjeçar është më i riu nga të gjithë rektorët e universiteteve dhe shkollave të tjera të larta, shtetërore dhe private të Rumanisë.
Ardian Kyçyku (pseudonimi letrar Ardian – Christian Kyçyku), ka lindur në Pogradec, në 23 gusht 1968. Ka mbaruar Universitetin Shtetëror të Tiranës, Fakultetin Histori – Filologji, Dega Gjuhë – Letërsi dhe ka mbrojtur tezën e doktoraturës për Letërsi të Krahasuar Evropiane, në Universitetin e Bukureshtit.
Kyçyku është edhe anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, anëtar i Bashkimit të Shkrimtarëve të Rumanisë dhe i Bashkimit të Shkrimtarëve të Bukureshtit. Autor i mbi 15 romaneve në gjuhën shqipe dhe i mbi 17 romaneve dhe veprave të tjera letrare në gjuhën rumune. Vepra të tij janë përkthyer në gjuhët gjermanisht, italisht, hungarisht, frengjisht, rusisht e spanjisht.
Ardian Kyçyku eshte edhe eseist, publicist, përkthyes, autor pjesësh dramatike (që janë vënë në skenë në Rumani e në Kosovë) dhe skenaresh filmash. Gjithashtu ai është autor i një numuri tekstesh e punimesh të tjera shkencore që përdoren si material didaktik në sistemin e arsimit të lartë rumun, shkruan lajmeShqip.com).
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions













