Lajme
Shqiptarët goditen edhe nga papunësia në Greqi
Numri i të papunëve në Greqi ka arritur në 21% në dhjetor të vitit 2011. Janë gjithsej 1 milion e 33 mijë persona të papunë.
Të dhënat më dramatike për papunësinë në tri dekadat e fundit i ka publikuar Instituti Kombëtar i Statistikave.
“Këto përqindje tashmë janë rrëqethëse. Gjendja ka ikur nga kontrolli. Le të urojmë të shkojnë gjërat më mirë se në të kundërtën do të ketë shpërthim social”, shprehet një tregtar.
Për herë të parë në Greqinë e 11 milionë banorëve, numri i atyre që punojnë ka shkuar në 3 880 000, përkundrejt 4 424 000 personave që nuk janë në marrëdhënie pune. Sipas raportit të statistikave, brenda dy vjetësh papunësia është rritur me 50%. 230 000 vetë kanë humbur punën në vitin 2010, viti i parë i thellimit të krizës në Greqi dhe 300 000 të tjerë në vitin e kaluar, ose gati 1 000 vetë çdo ditë pune.
“Ndikon në jetën e të gjithëve, sepse kur fqinji yt, shoku yt apo një i njohur ka probleme mbijetese, nuk është aspak mirë për të gjithë”, thekson një mjek.
Duke pasur parasysh faktin se ekonomia greke ndodhet në recesion për të pestin vit rresht dhe tkurrja e saj do të vazhdojë edhe më 2012, vlerësohet se deri në mesin e vitit të ardhshëm papunësia do të shkojë në mbi 25%, ose, thënë ndryshe, 1.5 milionë vetë do të jenë në rrugë.
Papunësia ka prekur shumë edhe emigrantët e huaj. Publikimet e shtypit vendas shprehin një tendencë të madhe në radhët e tyre për tu larguar nga Greqia.
Burime jozyrtare bëjnë me dije se rreth 15% e 500 000 emigrantëve shqiptarë të regjistruar si të ligjshëm në vitet e fundit kanë braktisur tashmë Greqinë, pasi kanë humbur punën dhe nuk kanë pasur mundësi të gjejnë një alternativë tjetër./tch&albinfo/
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












