Lajme
Shqipëria dhe Kosova të rrezikuara nga korrupsioni i lartë
"Transparency International" po i mëson gazetarët e Kosovës dhe Shqipërisë për të hetuar me kujdes korrupsionin
Zyrat rajonale të organizatës së njohur Transparency International të Shqipërisë dhe Kosovës po i mësojnë gazetarët të dy vendeve për të hetuar me kujdes korrupsionin zyrtar dhe financimet e dyshimta të partive politike. Nisma ka ardhur pas skepticizmit të rritur në Tiranë dhe Prishtinë për fuqinë reale të medias për të luftuar korrupsionin.
Analisti i njohur i gazetarisë hetuese, Xhon Holland, mbajti fjalën kryesore në takim në Tiranë. Ai ka thënë se gazetarët mund të bëjnë më tepër kundër korrupsionit dhe të mos kenë frikë, edhe pse zyrtarët dhe bizneset që ata ndjekin janë të mëdhenj dhe të fortë. “Përkundrazi, të korruptuarit duhet ta kenë frikë median”, ka theksuar ai.
“Të studiohet çdo tender, çdo prokurim, çdo blerje, kush e porositi, sa janë çmimet dhe sa e bleu dikush tjetër. Zyrtar qendror apo vendor, janë njëlloj; të gjithë këta kanë punë me kompani vendase dhe të huaja, që sjellin diçka për shkollat, spitalet, kush i fton këto dhe si fitojnë këto në tendera. Korrupsioni mund të luftohet duke ditur të gjithë këto fakte që i dinë edhe kriminelët”, ka theksuar ai.
Analisti Holland ka thënë se vende me demokraci të re si Shqipëria dhe Kosova janë të rrezikuara nga korrupsioni i lartë, raportojnë mediat shqiptare.
Përfaqësuesi i Transparency International për Kosovën, Ismet Kryeziu, ka deklaruar se partitë politike në Prishtinë nuk bëjnë transparencën e mjaftueshme për financimet. “Ka shumë pikëpyetje se nga vijnë këto para, dhe nëse janë para të pastra apo janë para të pista. Shoqëri civile në Kosovë ka propozuar që partitë të financohen nga fondet shtetërore, ndërsa edhe gjykatat janë ende të pafuqishme që të ndeshen me korrupsionin që buron kryesisht nga politika”, ka thënë ai.
Lutfi Dervishi përfaqësuesi i Transparency International për Shqipërinë ka deklaruar se partitë bëjnë fushata zgjedhore luksoze pa deklaruar asnjë burim të aq shumë parave, por transparenca e financimeve duhet bërë gjatë gjithë kohës, jo vetëm për një muaj fushatë. “Jemi të shqetësuar se kultura e korrupsionit brenda partive gjatë gjithë vitit bartet edhe në kulturën e punës së qeverisë kur ato vijnë në pushtet”, ka thënë ai.
Analistët mendojnë se mediat shqiptare duhet të përfshihen më shumë në hetimin e korrupsionit, që të rritet presioni qytetar për të zvogëluar sa më shumë abuzimin e zyrtarëve me pushtetin.
Gazetarët nuk ka pse mërziten nga ndonjë rast i pandëshkuar korrupsioni, por ata duhet të këmbëgulin në shumë raste të tjera.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së Nën dirigjimin e Facundo Agudin, Orkestra Simfonike e RTSH-së solli një mbrëmje të veçantë artistike, me... -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj -
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës
Jeta në Austri
-
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë Punimi i tij shkencor mbi konceptin e lirisë sipas Erich Fromm u vlerësua me çmim dhe... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë












