Lajme
Shpendi skanon gjendjen: shumë parregullsi në Komunë
Gjatë skanimit të gjendjes në terren, drejtorët e rinj të dikastereve kanë hasur në kompjuterë të formatuar, arkivë në gjendje të mjerueshme, mungesë dokumentesh, etj.
Qeverisja e re e Komunës së Prishtinës e drejtuar nga Shpend Ahmeti ka evidentuar një varg parregullsish që i ka lënë administrata e kaluar e Isa Mustafës. Gjatë skanimit të gjendjes në terren, drejtorët e rinj kanë hasur në kompjuterë të formatuar, arkivë në gjendje të mjerueshme, mungesë dokumentesh, etj.
Sapo i mori “frenat” e komunës, kryetari Shpend Ahmeti emëroi katër ushtrues detyre në disa nga drejtoritë. Një nga detyrat kryesore ishte skaninimi dhe kategorizimi i problemeve dhe rrugët e zgjidhjes së tyre.
Hysen Durmishi është ushtruesi i detyrës së drejtorit në Drejtorinë e Financave. Ai ka evidentuar shumë parregullsi brenda kësaj drejtorie. Dhe pas disa javësh, qeveria e re siç raportohet, ka deklaruar disa parregullsi të trashëguara. Këto lidhen përgjithësisht me kryerjen e ndërtimeve pa projekte, por vetëm me paramasa dhe parallogari.
“Ka pasur fillim të punimeve ndërtimore pa u përfunduar shpronësimet, mungesë të bashkëpunimit me komunitetin dhe Bashkësitë Lokale, mungesë të bashkëpunimit me kompanitë publike, defekte të mëdha në mbikëqyrjen e punimeve dhe në pranimet teknike, arkiva e lënë në kushte te mjerueshme në bodrum, etj:, përshkulen disa parregullsitë.
Ndërsa në një konferencë tjetër që pati tri ditë më parë, Besnik Bislimin, ushtrues detyre i drejtorit të Drejtorisë së Pronës tha se tek tatimi në pronë janë vërejtur mangësi serioze në mënyrën e administrimit, një pjesë e të cilave nuk i atribuohen nivelit lokal.
“Si rezultat i kësaj kemi një numër pronash që janë të regjistruara pa pronarë, që janë regjistruar më shumë se një herë për shkak të ndërhyrjeve në emërtimin e rrugëve apo edhe komplikime që paraqiten në rastet me pronarë që kanë emër dhe mbiemër të njëjtë e së paku njëri prej tyre nuk ka deponuar numrin persona”, tha Bslimi.
Ai deklaroi se ka shumë borxhe të akumuluara nga tatimpaguesit ndër vite, prej të cilave janë 600 palë që kanë më shumë se 5000 euro borxhe, kurse edhe 7300 palë tjera me vlerë të borxhit prej 1000 deri në 5000 euro.
Bislimi njoftoi po ashtu se gjatë pranim- dorëzimit të detyrës nga drejtorët paraprakë, u janë dorëzuar kompjuterë tërësisht të formatizuar dhe me dokumentacion të fshirë.
“Ky trajtim i dokumentacionit vërehet në përgjithësi. Një ecje e shkurtër nëpër korridoret e Komunës do të vërehen dokumentacionet me rëndësi që mbahen nëpër korridore. Kjo nuk mund të tolerohet, andaj edhe jemi në proces të gjetjes së një zgjidhjeje kreative për të gjitha drejtoritë përfshirë këtu edhe drejtorinë tonë”, tha Bislimi.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 Talenti me prejardhje nga Kosova fiton besimin e klubit bavarez dhe pritet të jetë pjesë e... -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve














