Lajme
Shkoi për të vjedhur, u qëllua për vdekje
Astrit Marku (35) së bashku me një shok tjetër, u futën në një shtëpi private për të vjedhur, por u panë nga roja dhe u qëllua me armë duke mbetur i vdekur në vend
Një 35-vjeçarit nga Tirana nuk i eci plani ashtu siç e kishte menduar, që të pasurohet brenda një nate. Ai bashkë me një shok tjetër, u futën në një shtëpi private për të vjedhur, por u panë nga roja dhe u qëllua me armë, duke mbetur i vdekur në vend.
Ngjarja, siç raporton TCH, ndodhi në fshatin Arbanë të kryeqytetit shqiptar-Tiranës, rreth orës 03:00 të mëngjesit, ku shtetasi Astrit Marku (35) është qëlluar për vdekje me armë.
Sipas policisë së Tiranës, Marku i ndihmuar dhe nga një bashkëpunëtor i tij, i identifikuar si Andi Allamani kishin shkuar për të vjedhur në një objekt privat, por është parë nga roja i cili ka qëlluar me armë në drejtim të tyre.
Për pasojë Marku ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa bashkëpunëtori i tij dhe roja i objektit janë shoqëruar nga policia, e cila ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











