Kultura
Shkëlzen Doli sjell me 2 janar “Ansamblin e Filarmonisë së Vjenës” në Tiranë
Një ditë pas koncertit të Filarmonisë së Vjenës, i cili koncert ndiqet nga qindra miliona shikues në mbarë botën, violinist shqiptar, Shkëlzen Doli së bashku me “Ansamblin e Filarmonisë së Vjenës” do të përformojnë me 2 janar para publikut shqiptar në Tiranë.
Ndonëse prej ditësh qarkulluan shkrime të ndryshme në media shqiptare që në Tiranë do të vije “Filarmonia e Vjenës”, ambasada e Austrisë në Tiranë, me një komunikatë për media ka sqaruar se nuk bëhet fjalë për koncertin madhështorë të Vjenës, por për një “Ansambël të Filarmonisë së Vjenës” të themeluar nga shqiptari Shkëlqen Doli më 2013 dhe anëtarë dhe ish-anëtarë të Filarmonisë së Vjenës, si dhe nga muzikantë të tjerë austriakë.
Më një postim në “Facebook” është deklaruar edhe vet violinisti Doli i cili ka theksuar se në Tiranë do të jetë së bashku me 36 artistë nga Vjena.
“Të nderuar miq dhe artdashës ! Dëshiroj të ndaj me Ju kënaqësinë dhe emocionin e veçante qe kam para kësaj performance kaq te jashtëzakonshme!
Me 2 janar, ne Tiranën tone te bukur, do të mbërrijnë nga Vjena 36 artiste te shquar qe do te shfaqin për herë të parë në Shqipëri, në mënyrë kaq autoktone, perlat e artit Austriak per t’Ju uruar, së bashku me mua, të gjithë shqiptarëve, live nga Tirana: një vit të mbarë dhe sa më shumë harmoni”, shkruan ai përcjell “albinfo.ch”.
Ndërkohë ambasada në vijim po ashtu ka deklaruar se koncerti është i organizuar nga Ministria e Kulturës në bashkëpunim me AGE Art Production ka gjetur mbështetjen e disa kompanive austriake dhe shqiptare, si dhe të Ambasadës Austriake në Tiranë.
Koncerti do të transmetohet live në Radio Televizionin Shqiptar
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










