Lajme
SHBA-ja nuk tërheqë ushtarët nga Kosova
Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e saj në NATO janë të zotuara të mbajnë numrin rreth 6 mijë ushtarë në Kosovë për sa kohë të jetë e nevojshme në mënyrë që të ruajnë sigurinë dhe lirinë e lëvizjes në gjithë territorin e Kosovës, përfshirë veriun, kanë deklaruar për RTK-në burime në Washington.
Kjo çështje është diskutuar dhe vendosur në fund të tetorit në takimet e ministrave të jashtëm dhe atyre të Mbrojtjes të aleancës së NATO-së, raporton RTK.
Sipas këtij mediumi është thënë më se njëherë nga zyrtarë amerikanë se pjesëtarët e forcave të NATO-së në Kosovë ‘bashkë kanë hyrë dhe bashkë do të dalin’, dhe se tërheqja nuk bëhet në mënyrë individuale.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë aktualisht rreth 750 ushtarë në Kosovë, në kampin Bondsteel, por edhe në terren në veri, një forcë e përbërë kryesisht nga pjesëtarë të gardave kombëtare të shteteve amerikane.
Pra në këtë fazë nuk mund të flitet për një tërheqje të njëanshme të forcave amerikane nga Kosova, forca këto që përbëjnë kurrizin e sigurisë së pranisë ushtarake të KFOR-it.
Megjithatë, përderisa nuk kishte shpërthyer dhuna në veri të Kosovës, NATO kishte planifikuar shkurtimin e forcës së KFOR-it edhe për 2,500 ushtarë, mirëpo ky plan është stopuar për një kohë të pacaktuar.
Prania ushtarake amerikane në Evropë është pjesë e zotimit strategjik afatgjatë amerikanë për sigurinë evropiane dhe në këtë kontekst shihet edhe prania ushtarake amerikane në Kosovë. Si pjesë e kësaj strategjie, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të zotuara për integrimin e vendeve të Ballkanit në institucionet Evro-Atlantike, duke e bërë atë pjesë të bërthamës dhe sigurisë evropiane.
Këtë mbështetje amerikane për KFOR-in dhe forcat amerikane në Kosovë e ka theksuar edhe sekretarja amerikane, Hillary Clinton gjatë vizitës së saj të fundit në Evropë në tetor si dhe shefi i Byrosë së Gardës Kombëtare, gjenerali Craig McKinley në vizitën në Bondsteel në fund të tetorit.
E-Diaspora
-
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve Ekspozita u organizua në Universitetin Duisburg-Essen nga Konsullata e Kosovës në Dyseldorf dhe IKKL, në kuadër... -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
Amerikë
Gonxhe Halimi nga Gjilani diplomon si studentja më e dalluar në SHBA në Shkenca Kompjuterike -
Mira Murati dëshmon në gjyqin Musk-Altman: “Sam Altman krijonte kaos në OpenAI”
Jeta në Austri
-
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” Artisti shkodran përfaqëson Shqipëria në Eurovision Song Contest, ndërsa publiku nga Kosova mund ta mbështesë përmes... -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri











