Lajme
Sërish telashe gjatë kthimit në Kosovë
Përveç pritjeve në kufij, karakteristikë e veçantë është se disa kosovarë po bien pre e policëve të korruptuar gjatë kthimit në Kosovë, kryesisht nëpër vendet tjera
Sikurse viteve të tjera, edhe këtë vit mërgimtarët kosovarë po përballën me pritje të gjata në kufij gjatë kthimit për në vendlindje. Pritje po ndodhin në vendkalimin kufitarë Merdarë dhe Konçul, por edhe në Kullë e Sukobinë.
Madje përveç pritjeve në kufij, karakteristikë e veçantë është se disa kosovarë po bien preh e policëve të korruptuar gjatë kthimit në Kosovë, kryesisht nëpër vendet tjera.
Ndërsa taksat e sigurimit kufitar dhe ato ekologjike edhe më shumë po e bëjnë monoton kthimi e mërgimtarëve në atdhe.
Qytetarët tregojnë për shuma të larta të parave që iu kërkohet nga ana e autoriteteve të Malit të Zi, pa ndonjë arsye të caktuar
Luljeta Mustafa është përballur me peripecitë e shumta për të ardhur në Kosovë. Derisa vendet e Bashkimit Evropian, përfshirë edhe Kroacinë si anëtarja më e re e këtij unioni, ajo i ka kaluar pa problem, në territorin e Malit të Zi, është përballur me sanksione të pa arsyetueshme, që e kanë rënduar xhepin e saj.
Luljeta rrëfen për RTK për problemet në shtetin fqinj të Kosovës, në Malin e zi.
“Na i lypën paret, na i kërkuan 200 euro, por nuk kishin arsye për kërkesën që e bën sepse ishin krejt në rregull. Pastaj u shtymë me ta, pse ta bëjmë këtë pagesë, derisa çmimi ra në 50 euro. Kështu që u desh të paguajmë 50 euro”, ka deklaruar Mustafa.
Ministria kosovare e Diasporës, ndërkaq ka vënë në dispozicion dy numra të telefonit në të cilët bashkatdhetarët mund të informojnë për problemet që hasin gjatë rrugës për në Kosovë.
Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli thotë se deri më tani nuk ka pasur ndonjë ankesë ndaj autoriteteve të Malit të Zi.
“Ne jemi të vetëdijshëm që autoritetet e Malit të Zi sikur në të kaluarën edhe këtë vit mund të paraqesin pengesa nga më të ndryshmet, por pa pasur diçka të drejtpërdrejtë ne e kemi të pamundur që të thirremi në raste”, tha Makolli, duke kërkuar nga mërgimtarët që të paraqesin secilin problem që hasin gjatë rrugës.
Ndryshe mërgimtarët që zgjedhin rrugën e Adriatikut kanë më shumë vështirësi, sepse duhet t’i kalojnë disa kufij, që nuk janë shumë të mëdhenj. I tillë është kufiri në Sukobinë, që lidhë Shkodrën dhe Ulqinin, ku duhet të pritët me orë të tëra, sepse nuk i përballon fluksit të mëdhenj të mërgimtarëve.
Po ashtu për shkak të pagesave kufitare po shkaktohen telashe edhe në kufirin që lidhë Kosovën dhe Serbinë në Konçul dhe në Merdare. Por, në krahasim me vitin e kaluar që pritjet ishin deri në shtatë orë, sivjet ato janë më të shkurta
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë












