Lajme
Sërish Jahjaga e “bllokon” Tadiqin
Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq edhe njëherë është “bllokuar” nga presidentja e Kosovës, Atifeta Jahjaga për të marrë pjesë në takime ndërkombëtare.
Për shkak të pranisë së presidentet Jahjaga, presidenti serb ka bojkotuar pjesëmarrjen në festimin e 150-vjetorit të bashkimit të Italisë, që do të mbahet më 2 qershor.
Mospjesëmarrjen në këtë manifestim, Tadiqi e ka konfirmuar për agjencinë italiane të lajmeve ANSA, duke pohuar se vendimi i tij nuk do të ndikojë në mbajtjen e samitit italiano-serb në Beograd, në fund të qershorit.
“Jam thellësisht i dëshpëruar pasi që nuk do të jem në gjendje të marr pjesë më 2 qershor në kremtimin e 150 vjetorit të bashkimit të Italisë, pasi që në atë ngjarje është e ftuar edhe presidentja e të ashtuquajturit shtet të Kosovës. Unë duhet dhe dua t’i mbroj interesat legjitime të Serbisë, dhe siç duket, institucionet italiane i kanë dhënë përparësi pjesëmarrjes së përfaqësueses së Kosovës në këtë ngjarje”, ka thënë Tadiq.
Javën e kaluar presidenti serb nuk ishte i pranishëm as gjatë Samitit të 17 presidentëve të vendeve të Evropës Qendrore, që u mbajt në Varshavë të Polonisë për shkak të ftesës dhe pranisë së presidentes së Kosovës.
E-Diaspora
-
Rame Lahaj gati për nisjen e “PASSION & ORIGIN” më 10 tetor Tenori kosovar me famë ndërkombëtare, Rame Lahaj, është në ditët e fundit të përgatitjeve para koncertit... -
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë»
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027










