Lajme
Serbia në zgjedhje të jashtëzakonshme
Partia Progresive Serbe (PPS) e ka mbështetur propozimin e lideri të saj, Aleksandër Vuçiq që në Serbi të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme në muajin mars
Partia më e madhe parlamentare në Serbi, Partisë Progresive Serbe (PPS) ka miratuar kërkesën e kryetarit të kësaj partie, Aleksandër Vuçiq, për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Serbi. Sipas kësaj partie, zgjedhjet në Serbi do të mbahen në mesin e muajit mars.
Vuçiq, njëherësh zëvendëskryeministër i parë i qeverisë së Serbisë, tha se udhëheqja partiake në mënyrë unanime e ka mbështetur propozimin e tij, që në Serbi të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme.
“Propozimi im është për ta parë vullnetin e popullit”, tha Vuçiq, në takimin Kryesisë së Partisë në Beograd, dhe kërkoi që zgjedhjet të organizohen më 16 mars, transmeton REL. “Ka ardhur koha që të paraqesim se çka kemi bërë gjatë kohës së kaluar”, deklaroi Vuçiq.
Pritet që presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, që gjithashtu vjen nga kjo parti, të shpërndajë Kuvendine Serbisë dhe mnjehr t’i shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme.
Vendimi për zgjedhje në Serbia ka ardhur pas përplasjes së partive të koalicionit, PPS-së së Tomisllav Nikoliqit dhe SPS të kryeministrit Ivica Daçiq. Thyerja ka ndodhur kryesisht pasi Daçiq së bashku me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, u propozuan për çmimin nobel nga një grup kongresmenësh amerikanë.
Presidenti Nikoliq, tha se ky çmim nuk i bën nderë Serbisë, prandaj propozoi një kryeministër tjetër për Serbinë.
Megjithatë zgjedhjet e jashtëzakonshme në Serbi kanë ngjallë reagime edhe në Kosovë. Nuk dihet nëse në zgjedhje do të marrin pjesë edhe serbët e Kosovës, sikurse herëve të tjera. Zëvendëskryeministri Vuçiq nuk ka precizuar nëse edhe serbët e Kosovës do të marrin pjesë në zgjedhje, por ka thënë e procesi do të jetë i njëjtë sikurse herëve të tjera.
Ndërsa, Bekim Çollaku, këshilltar politik i kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë për “Koha” se Serbia nuk do të organizojë zgjedhje edhe në Kosovë.
“Serbia nuk mund të organizojë asnjë lloj zgjedhjesh në Kosovë. Mirëpo, qytetarët e Kosovës të komunitetit serb që kanë dyshtetësi kanë të drejtë të votojnë në zgjedhjet parlamentare të Kosovës dhe ato të Serbisë. Kjo gjë është legale për të gjithë qytetarët e Kosovës që kanë dyshtetësi”, ka thënë Çollaku.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 Talenti me prejardhje nga Kosova fiton besimin e klubit bavarez dhe pritet të jetë pjesë e... -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve












