Lajme
Serbia edhe gjatë 2012 nën “kthetrat” e Kosovës
Çështja e Kosovës mbetet për Beogradin e pazgjidhur, përpjekjet për të fituar statusin e kandidatit për anëtarësim në BE kanë dështuar
Viti 2012 e gjen Serbinë me probleme serioze.
Pas fillimit në pranverë të dialogut mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë – me ndihmën e Robert Cooperit të deleguarit të baroneshës Catherine Ashton , si dhe nënshkrimit gjatë verës të disa marrëveshjeve, Beogradi ishte gati i bindur se në Dhjetor do të fitojë statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Por gjërat nuk u zhvilluan sipas dëshirës së autoriteteve serbe…Merkel në BeogradNgjarja më e rëndësishme politike për raportet kosovaro-serbe dhe serbo-evropiane ndodhi me 23 Gusht, kur Beogradin e vizitoi kancelarja gjermane Angela Merkel. Ajo i bëri të qartë për herë të parë dhe shumë prerë Beogradit se pa heqjen e strukturave paralele serbe në veri dhe pa normalizimin e raporteve me vendet fqinje, nuk do të ketë ndonjë afrim të madh me Bashkimin Evropian.
Vizita e kancelares Merkel la gjurmë të mëdha tek autoritetet dhe opinioni serb. Pas disa shtyrjeve gjatë verës, delegacioni i Beogradit i udhëhequr nga Borisllav Stefanoviq, vazhdoi në vjeshtë pjesëmarrjen në takimet me delegacionin kosovar të udhëhequr nga Edita Tahiri. Por problemi kryesor ishte realizimi i marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel.
Dhuna në veri të KosovësPërsa i përket situatës në Kosovë, gjërat shkallëzuan pas vendimit të qeverisë në Prishtinë, “për të vendosur rendin dhe ligjin në mbarë territorin e Kosovës”. Për të zbatuar vendimin e qeverisë për masat e reciprocitetit tregtar ndaj Serbisë, ajo dërgoi me 26 Gusht njësinë speciale në veri të vendit, në kufi me Serbinë. Serbët e veriut, të ndihmuar nga forca të ndryshme nga Serbia, u përgjigjën me dhunë: me ndezjen e pikëkalimeve kufitare, bllokimin e rrugëve dhe vrasjen e policit kosovar Enver Zymberi. Situata u vu nën kontroll vetëm pas ndërhyrjes së trupave të KFOR-it.Ish-Komandanti i KFOR-it Erhard Bühler në një intervistë për Deutsche Wellen konfirmoi se në veri ka persona të armatosur serbë dhe se gjendja kërcënon të shkallëzojë në një konflikt serioz. Me shkathtësi diaplomatike Komandanti arriti disa herë të evitojë përplasjet me serbët lokalë, por situata u shkallëzua edhe më shumë. Serbët, të cilët në rrugët e veriut të Kosovës kishin vënë më shumë se 20 barrikada, disa herë u përplasën seriozisht me ushtarët e KFOR-it. Pati edhe të shtëna me armë zjarri, dhjetëra të plagosur dhe viktima në njerëz. Më të dëmtuarit ishin ushtarët gjermanë dhe austriakë, gjë që preku Berlinin zyrtar.
Beogradi nuk fitoi statusinKjo rezultoi me qëndrimin e prerë të Berlinit: kancelarja Angela Merkel shpalli në fillim të Dhjetorit se “Serbia ende nuk i ka plotësuar kushtet për të fituar statusin e kandidatit për anëtarësim”. Të gjitha përpjekjet e Serbisë dhe disa vendeve të BE-së, për të ndryshuar këtë qëndrim të Berlinit nuk ndihmuan. Në samitin e BE-së me 9 Dhjetor u konstatua se për kandidaturën e Serbisë për të fituar statusin e kandidatit do të vendoset deri në Mars të vitit 2012.Beogradit nuk i ndihmuan as marrëveshjet e arritura “në minutat e fundit” për kontrollimin e integruar të kufirit. Ndërkohë që në një problem tjetër serioz për Beogradin u shndërruan vetë serbët e veriut, të cilët hapur kundërshtuan politikën e presidentit Boris Tadiq. Ata hodhën poshtë kërkesën e tij për zhbllokimin e rrugëve dhe bashkëpunimin me KFOR-in.Për Qeverinë serbe dhe presidentin Tadiq ishte vendimi i samitit të BE-së një grusht i rëndë, sepse deri në Mars të vitit të ardhshëm duhet të shpallen zgjedhjet e reja parlamentare. Ndërkohë që në sondazhet e fundit Partia Demorkatike e Boris Tadiqit është pas Partisë Përparimtare Serbe të Tomisllav Nikoliqit.
Zgjidhja “e pranueshme” e TadiqitTadiqi duhet të veprojë shpejt në qoftë se do të ndryshojë gjërat. Në takimin e fundit me gazetarë për këtë vit, presidenti Tadiq tha të enjten (30.12.2011) se gjatë vitit 2012 do të paraqesë një propozim për zgjidhjen e statusit të Kosovës, “i cili nuk do të cënojë interesat e Serbisë dhe as të shqiptarëve të Kosovës”.
Tadiqi pohon se “Serbia duhet të respektojë realitetin, që shqiptarët e Kosovës nuk duan të jetojnë nën sovranitetin e Serbisë”, por zgjidhja duhet të respektojë edhe Kushtetutën e Serbisë dhe Rezolutën 1244 të KS të OKB-së.
Ai edhe një herë përsëriti se Serbia në mënyrë direkte apo indirekte nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës, “por nuk do të mohojë as kërkesat e shqiptarëve”.
Tadiq edhe një herë përsëriti se askush në Evropë nuk ka kërkuar prej Serbisë njohjen zyrtare të Kosovës si kusht për të fituar statusin e kandidatit për anëtarësim në BE. Megjithatë Tadiqi nuk deshi të flas për detajet e propozimit të tij.
“Propozimin për zgjidhjen e statusit të Kosovës do ta bëj publik kur të vlerësoj se do të ketë sukses”, theksoi presidenti Tadiq në fund të këtij viti. Por analistët thonë se ky propozim duhet të paraqitet shpejt.
Ndryshe shumë lehtë mund të ndodhë që Tadiqi të paraqes propozime – por si lider opozitar dhe jo si president i Serbi. /DW & Albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines albinfo.ch mund të lexohet online falas edhe gjatë fluturimeve nga Zvicra për Prishtinë dhe Shkup, duke... -
Londër
Diaspora dhe institucionet britanike mbështesin Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë me manuale klinike -
Francë
Lea Ypi mbajti leksionin inaugurues në Collège de France më 12 shkurt 2026 -
Paris
Komuniteti shqiptar organizon festë për Pavarësinë e Kosovës në Paris -
Shoqata e Avokatëve Shqiptaro-Britanik shënon 10-vjetorin, rritet ndikimi i juristëve shqiptarë në Britani
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta










