Lajme
Serbia duhet ta ndërrojë politikën për t’ u anëtarësuar në BE
Kreu i Aleancës së Hungarezëve të Vojvodinës, Istvan Pastor, ka theksuar se politika “Edhe Kosovën, edhe BE-në”, i takon të kaluarës dhe nuk shkon në drejtimin e duhur.
Sipas tij, politika të cilën e udhëheq presidenti Boris Tadiq dhe Qeveria e Serbisë nënkupton zgjedhjen e Kosovës para BE-së, raporton gazeta Blic.
Ai ka theksuar se presidenti dhe Qeveria serbe po tentojnë që t’i kthejnë gjërat si më parë, mirëpo, sipas tij, ajo gjendje ka përfunduar para dhjetë vjetësh.
Sipas tij, për të fituar statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Serbia duhet ta ndërrojë politikën ndaj Kosovës.
Për ndryshe, në mars, sipas tij, nuk do të ketë fjalë të mira për procesin e anëtarësimit të Serbisë në BE.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ansambli “Trojet” forcon lidhjet me diasporën shqiptare gjatë turneut kulturor në SHBA Turneu në SHBA ishte pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Ansamblit “Trojet” për promovimin e folklorit... -
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas













