Tematike
Sarah Munishi dhe ëndrra e saj për të fituar në Grand Slam
"Dua që një ditë të fitoj një turne Grand Slam" thotë njëmbëdhjetëvjeçarja, Sarah Munishi. Me përkushtimin e saj të madh ajo ka shumë gjasa ta arrijë këtë
Aktori italian Roberto Begnini ka thënë një herë një fjali të jashtëzakonshme: “Të kesh ëndrra të mëdha është cilësia më e rëndësishme që mund të zhvillosh si fëmijë”. Sarah Munishi duket se e ka marrë për zemër këtë synim. “Unë dua që një ditë të fitoj një turne Grand Slam” thotë njëmbëdhjetëvjeçarja nga Wili, e pyetur se çfarë dëshiron të arrijë në të ardhmen.
Sarah, e cila kishte mbajtur një reket në dorë për herë të parë kur ishte pesë vjeç, por më pas, për disa vite, kishte kaluar në gjimnastikë artistike është duke u stërvitur me trajnerin e TCSG Christoph Vonbank për gati dy vjet, sepse ajo “dëshironte me çdo kusht të ecte përpara”.
Nxënësja e klasës së pestë nuk kursen mundimet kur bëhet fjalë për sportin. Që nga pushimet shkollore të vjeshtës Sarah ushtron pesë herë në javë në fushën e tenisit dhe dy herë në Kondi. Ajo gjithashtu merret me atletikë një herë në javë.
“Sarah ka një entuziazëm të pabesueshëm dhe vullnet për stërvitje por njëkohësisht ka një mënyrë shumë të mirë për t’u marrë me fëmijët e tjerë” thotë trajneri, Christoph Vonbank. Arma e saj më e fortë është goditja kthyese – kundërshtarët i frikësohen asaj për këtë cilësi të saj – dhe falë shpejtësisë së saj, ajo vazhdon të fitojë topa që të tjerët mendojnë se tashmë janë të humbur. Ndërkaq, potencialin më të madh për përmirësim ajo e sheh në shërbim të topit.
Loja e tenisit është tepër argëtuese, thotë Sarah. “Dhe ndonjëherë jam thjesht e lumtur për këtë, sepse me një goditje të fuqishme mund ta zbraz gjithë zemërimin e grumbulluar”. Ajo nganjëherë është nervoze para turneve, por nervozizmi ulet shpejt, gjatë lojës. Tenistja e re tregon me krenari se si në një rast, derisa ishte duke humbur me 0:5 në setin e parë në një turne në Horgen në mars, më pas kishte fituar ndeshjen dhe kishte arritur në finale. Ajo ka marrë pjesë rregullisht në turnetë e tenisit gjatë një viti – dhe shpreson të ngjitet nga kategoria R7 në atë R6, në renditjen e pranverës.
Ëndrra për finalen Grand Slam tashmë i është realizuar, të paktën pjesërisht: vitin e kaluar ajo kishte siguruar biletat për finalen e Roland Garros dhe kishte udhëtuar për në Paris me familjen e saj. Ishte mbresëlënëse të shikoje tenistin e madh Rafael Nadal duke fituar titullin e tij të 22-të Grand Slam. “Por Belinda Bencic është lojtarja ime e preferuar ndër tenistet femra”, thotë Sarah. Pastaj ajo merr përsëri në duar reketin e saj. Mjafton një foto e shpejtë, pastaj vjen seanca stërvitore e radhës.
Dëshira e “realizuar” për Finalen e Roland Garros
Ëndrra për finalen Grand Slam tashmë i është realizuar, të paktën pjesërisht: vitin e kaluar ajo kishte siguruar biletat për finalen e Roland Garros dhe kishte udhëtuar për në Paris me familjen e saj. Ishte mbresëlënëse të shikoje tenistin e madh Rafael Nadal duke fituar titullin e tij të 22-të Grand Slam.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër Pas tragjedisë në Aargau, publikohen detaje të reja për vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar... -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta

















