Lajme
Rumuni Petre, shef i policisë speciale të EULEX-it
Kjo është pozita më e lartë në organogramin e EULEX-it rreth dimensioneve planifikuese të operacioneve policore
Rumuni Petre, shef i policisë speciale të EULEX-it
Koloneli rumun, Marian Petre është emëruar shef i Departamentit të Policisë Speciale në kuadër të EULEX-it. Lajmin e bënë publik mediet rumune, sipas të cilave, Qeveria e Rumanisë ka bërë të ditur se ky emërim është rezultat i hapave të përbashkët të institucioneve rumune dhe zyrave përgjegjëse për emërime të tilla të BE-së.
Kjo është pozita më e lartë në organogramin e EULEX-it rreth dimensioneve planifikuese të operacioneve policore, thuhet në një njoftim të lëshuar nga Ministria e Administratës dhe për punë të Brendshme, si dhe Ministria e Jashtme rumune, citon agjencia rumune Agerpres.
Sipas njoftimit, Marian Petre është trajnuar brenda Inspektoratit të Përgjithshëm të Xhandarmërisë rumune dhe ai me sukses i kaloi të gjitha fazat e karrierës së tiji profesionale.
Rumania bën pjesë në vendet e BE-së që nuk e kanë njohur shtetësinë e Kosovës.
Ndërkohë, shefii i EULEX-it, Xavier Bout de Marnhac ka njoftuar se kur prokurorët e këtij misioni evropian të sundimit të ligjit në Kosovë, duan të bëjnë ndonjë aksion, që do të ndihmonte hetimet në cilindo rast që janë duke e hetuar, nuk u mjafton vetëm leja e gjykatësit të procedurës paraprake.
Zyrtarët e EULEX-it kanë edhe një strukturë të veçantë, nga e cila duhet marrë leje për ta bërë aksionin. Gjenerali ushtarak në krye të misionit duhet të informohet për çdo planifikim të prokurorëve dhe vendimeve të gjykatësve.
Konsultimet me shefin Xavier Bout de Marnhac bëhen paradite. Prokurori i çështjes i shoqëruar nga kryeprokurori i misionit ose nga kryeprokurorja e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe zyrtarët e tjerë përgjegjës për një aksion, ia tregojnë në detaje planifikimet e tyre shefit të misionit.
Ata e lëshojnë zyrën vetëm nëse kanë marrë “po”-në ose “jo”-në e tij. Deri vonë, shefi i misionit ka qenë sensitiv kryesisht për veprimet në veri, por së fundi, sipas burimeve brenda misionit, sensitiviteti i tij është rritur edhe në aksionet që kanë të bëjnë me korrupsionin dhe krimet tjera.
Struktura të veçanta të lejedhënies për veprimet e prokurorëve, hetuesve e gjykatësve nuk ekzistojnë në asnjë sistem tjetër të drejtësisë.
Por, në një intervistë të mëhershme për Kohën Ditore i pyetur për pavarësinë e gjykatësve dhe prokurorëve të EULEX-it, shefi i misionit Xavier Bout de Marnhac pati thënë se prokurorët janë autonomë, e gjykatësit janë të pavarur.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025









