Lajme
“Rruga e Kombit” pritet të bëhet me pagesë
Kosova, me buxhetin e saj vetanak ka punuar në dy autostrada, njërën që e lidh me Shqipërinë dhe Serbinë, dhe me Shkupin në drejtimin tjetër. Prandaj zyrtarët në Prishtinë thonë se aplikimi i pagesës do të bëhet pasi të përfundoj autostrada Prishtinë-Shkup
Pas vendimit që ka marrë Qeveria e Shqipërisë, edhe Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar aplikimin e taksave rrugore për qarkullim nëpër autostradën “Rruga e Kombit”. Por, aplikimi i pagesës, sipas zyrtarëve qeveritarë në Prishtinë, nuk do të aplikohet derisa nuk vlerësohet efektshmëria e pagesës që do të aplikohet.
Kosova, me buxhetin e saj vetanak ka punuar në dy autostrada, njërën që e lidh me Shqipërinë dhe Serbinë, dhe me Shkupin në drejtimin tjetër.
Ministri i Infrastrukturës në Qeverinë e Kosovës, Lutfi Zharku për REL thotë se procesi i vënies se taksës për ngasësit në autostradë do të ndodhë, por janë duke pritur edhe përfundimin e autostradës Prishtinë – Shkup, në mënyrë që të ketë ofertë më të volitshme për ofertuesit potencialë.
Zharku, po ashtu ka treguar se sivjet Tirana zyrtare do të marrë vendim që të vendosë taksën prej 5 eurosh për shfrytëzimin e autostradës së kombit dhe Ministria e Infrastrukturës do të shoh ndikim e kësaj takse në qarkullimin e qytetarëve.
“Ne po presim që të përfundojmë edhe autostradën “Arbën Xhaferi” dhe kur të kemi një ofertë për cilëndo kompani, që ajo të ketë në disponim 140 kilometra mund të jetë një çmim shumë i volitshëm për pagesë për qytetarët tanë”, ka thënë Zharku.
Por, futja e taksave rrugore ka ndarë qytetarët e vendit. Një pjesë e tyre e vlerësojnë si të panevojshme futjen e taksave për shfrytëzimin e autostradës, por ka edhe të tillë që e cilësojnë si një proces të domosdoshëm.
Valbona një qytetare nga Prishtina, thotë se shfrytëzimi i autostradave duhet të bëhet me pagesë, por që mjetet të shfrytëzohen për mirëmbajtjen e autostradave.
“Mendoj se është e drejtë që qarkullimi në autostradë të bëhet më pagesë, sikurse në vendet tjera të rajonit. Por, që mjetet të shfrytëzohen vetëm për mirëmbajtjen e autostradës, sidomos gjatë sezonit të dimrit, por edhe për ndriçim”, ka thënë Valbona.
Ndryshe mendon Bekim Sfishta, punëtor në sektorin privat. Ai e quan të padrejtë nëse Qeveria e Kosovës merr ndonjë vendim të tillë.
“Unë mendoj se nuk duhet që qarkullimi nëpër autostrada të bëhet më para. Sepse gjendja në Kosovë është e vështirë, shumë qytetarë jetojnë në kushte të rënda. Çfarëdo çmimi që vendoset, mendoj se do të ndikojë në xhepin e qytetarëve”.
Dy autostradat e Kosovës të ndërtuara me buxhetin e vendit kapin një shifër prej mbi një miliard e gjysmë euro pa një ndihmë nga jashtë. Autostrada Durrës – Kukës – Morinë, që lidh Kosovën më Shqipërinë e quajtur “Ibrahim Rugova”, zyrtarisht thuhet se ka kushtuar mbi 700 milionë euro.
Në fillim të vitit të ardhshëm pritet të përfundojë edhe autostrada Prishtinë – Shkup e quajtur “Arbën Xhaferi” me gjatësi prej 55 kilometrash, e që buxhetit të Kosovës do t’i kushtojë 600 milionë euro.
Të gjithë ngasësit e automjeteve që shfrytëzojnë autostradat në Kosovë duhet të paguajnë një shumë të caktuar të mjeteve, në mënyrë që të rritet siguria e qytetarëve në komunikacion, thotë Muhamet Krasniqi, ekspert për çështje të komunikacionit.
“Kjo do të ndikojë direkt në rritjen e sigurisë në rrugë për të gjithë pjesëmarrësit. Për shkak se në të gjitha shtetet, në forma të ndryshme, në dalje apo hyrje të autostradës paguhet taksa për shfrytëzimin e autostradës”, ka thënë Krasniqi.
.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











