Lajme
Rritet interesimi për produktet e vendit
Bizneset e Kosovës, kanë bërë të ditur se interesimi i konsumatorëve kosovarë, pas vendimit për reciprocitet të mallrave nga Serbia dhe Bosnj është shumë i madh.
Sipas tyre, konsumatorët kanë nis të interesohen për produktet kosovare. Bizneset janë duke bërë çmos që t’u dalin ballë kërkesave të tyre.
Mallrat që janë importuar më së shumti nga Serbia janë prodhimet ushqimore dhe ato ndërtimore.
Ndërkaq, pjesa më e madhe e tyre ka filluar të zëvendësohet menjëherë edhe me prodhimet vendëse, por edhe nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Bullgaria dhe Turqia.
Agim Shahini, nga Aleanca Kosovare e Biznesit, ka thënë për “Kosova Sot” se pas vendimit për zbatimin e reciprocitetit kërkesa për produktet vendore nga konsumatorët është rritur mbi 10 për qind.
“Për më shumë se një javë që masat e reciprocitetit janë duke u zbatuar, është duke u vërejtur një rritje e konsumit të përgjithshëm për prodhimet vendore. Kjo rritje e kërkesës për produktet vendore për këtë kohë ka shkuar në mbi dhjetë për qind. Dhe, ajo çka vlen të theksohet është se kërkesa për produktet vendore është në trend të rritjes”, ka thënë Agim Shahini, kryetar i AKB-së.
Gjithshtu zëvendësimi i produkteve serbe me produkte të shteteve të tjera, po vazhdon e pa u hetuar fare.
Nga 21 korriku, kur është marrë vendimi për masa reciprociteti për produktet serbe, në vendin tonë nuk ka hyrë asnjë produkt i Serbisë, edhe pse gjatë kësaj kohe Kosova ka importuar produkte me vlerë prej më shumë se 20,9 milionë euro, shkruan Zëri.
Doganat e Kosovës kanë përpiluar një raport të produkteve kryesore që janë importuar nga 21 korriku, kur edhe filluan masat e reciprocitetit e deri më datën 28 korrik, dhe askund nuk është shënuar asnjë import nga Serbia, kurse nga Bosnja megjithatë ka pasur importe, por në masë shumë më të vogël në krahasim me shifrat e së njëjtës periudhë të viti të kaluar.
Sipas të dhënave të Doganave të Kosovës, kompanitë që më herët kanë importuar si drithëra, vajra, prodhime të mishit, alkool, prodhime druri, prodhime qeramike e deri te prodhimet e plastikës, tash kanë gjetur treg tjetër. Deri tash 80 për qind e grurit në Kosovë ka hyrë nga Serbia, por pas marrjes së vendimit për reciprocitet ka filluar importi nga Shqipëria, Austria, Bullgaria, Italia dhe Maqedonia.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











