Lajme
Rreth 500 fëmijë shqiptarë u zhdukën në Greqi
Skandalin e zhdukjes së 502 fëmijëve shqiptarë në Institutin Bamirës “Agjia Varvara”e zbuloi organizata “The Swiss Terre Des Hommens”
Autoritetet greke e kanë heshtur për një dekadë, skandalin e zhdukjes së rreth 500 fëmijëve shqiptarë nga instituti i bamirësisë “Agjia Varvara” në Athinë. Këta fëmijë shumica e komunitetit romë, ishin zhdukur gjatë viteve 1998-2002.
Ndërsa ishte ministri greke e Drejtësisë, Harallambos Athanasiou, i cili ka urdhëruar që të fillojë një proces hetimi në mënyrë që të mblidhen informacione sa më të sakta për skandalin e zhdukjes se fëmijëve shqiptarë.
Çështjen e fëmijëve të zhdukur, e ka sjelle në parlamentin grek deputetja e se Majtës Demokratike, Maria Gianakou, pas shqetësimeve që kishte shfaqur një vit më parë, Komisioni Kundër Torturave i OKB-së.
Ky komision i ka kërkuar Athinës zyrtare, ne se ka hapur një proces hetimi për rastin kur 502 nga 661 fëmije rome nga Shqipëria, janë zhdukur nga Instituti “Agjia Varvara” brenda viteve 1998-2002.
Komisioni Kundër Torturave ka kërkuar nga autoritetet greke që të bashkëpunojë me organet shqiptare në mënyre që të hidhet dritë mbi ketë çështje si dhe të përcaktohen përgjegjësitë ligjore të atyre që janë përfshirë në ketë skandal.
“Vetëm në vitin 2004 organet greke kanë publikuar raportin për zhdukjen e fëmijëve shqiptarë dhe në 2007 gjithë dosja me dokumentet e kësaj çështjeje i është dorëzuar organeve shtetërore. Por, prej asaj kohe, kjo çështje ka qëndruar e harruar dhe e mbyllur në sirtarë”, raporton TCH.
Ndërkaq, kur prushi ka filluar të “shprushet”, ministri i Drejtësisë Harallambos Athanasiou ka kërkuar menjëherë prej organeve të drejtësisë që të dihet saktë se deri në çfarë stadi kanë ecur hetimet, ndërsa është përgjigjur para Parlamentit se shpejti do të këtë një informacion të gjerë për gjithë procedurën.
Skandalin e zhdukjes së 502 fëmijëve shqiptar në Institutin Bamirës në “Agjia Varvara”e zbuloi organizata ndërkombëtare “The Swiss Terre Des Hommens” në vitin 2003.
Pasi OKB është tronditur nga ky zbulim është dërguar në Greqi komisioneri Zhan Miguel Peti, por me shume se dhjete vjet me pas ky skandal është pothuajse i mbyllur.
Të dhënat e kësaj organizate bëjnë me dije se ekzistojnë edhe shumë raste të tjera të ngjashme në Greqi, ku në 15 vitet e fundit janë futur në mënyre të paligjshme, mbi 3800 fëmijë shqiptarë, prej të cilëve më shumë se një e katërta nuk është gjetur kurrë
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











