Lajme
Rreth 400 mijë kosovarë të regjistruar në diasporë
Me 10 qershor do të publikohen rezultatet preliminare të regjistrimit të diasporës, të cilat përafërsisht përfshijnë një shifër prej 400 mijë kosovarëve të regjistruar. Sipas MD, në mërgatë jetojnë rreth 700 mijë kosovarë
Bazuar në regjistrimin e fundit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave të vitit 2011, rreth 700 mijë qytetarë të Kosovës jetojnë jashtë atdheut, ndërsa sipas rezultateve preliminare të regjistrimit të diasporës, rreth 400 mijë qytetarë të Kosovës jetojnë në mërgim, shumica prej tyre në Bashkimin Evropian. Këto statistika i ka publikuar Shyhrete Kastrati, zyrtare e lartë në Ministrinë e Diasporës.
Ajo tha se të shtunën, me 10 qershor do të publikohen rezultatet preliminare të regjistrimit të diasporës, të cilat përafërsisht përfshijnë një shifër prej 400 mijë kosovarëve të regjistruar, kryesisht gjatë ardhjes në vendlindje.
Kastrati tha se procesi i regjistrimit ka filluar në vitin 2014 dhe shifrat aktuale të cilat do të publikohen të shtunën, përfshinë periudhën deri më 31 dhjetor 2016.
“Regjistrimi vazhdon deri më 2021, kur edhe do të kemi rezultatet përfundimtar të diasporës”, deklaroi Kastrati për RTK. Sipas saj, shifra prej 400 mijë bashkatdhetarëve të regjistruar përfshinë regjistrin fizik të tyre që është zhvilluar nëpër pikat hyrëse kufitare. Ndërsa procesi tjetër i regjistrit elektronik, sipas saj, do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Kastrati tha se shumica e kosovarëve të regjistruar janë nga Evropa, pasi edhe vendosja e diasporës ka qenë më e madh në BE.
Ndërkaq, sa i përket Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Turqisë, ajo tha se procesi ka qenë më ngadalshëm, pasi që edhe ata më rrallë kanë ardhur në Kosovës për të qenë pjesë e “regjistrimit fizik”. Por, Kastrati tha se gjatë periudhës së ardhshme orientimi institucional i Kosovës duhet të jetë në këto dy vende, ku ka një numër shumë të madh të kosovarëve.
Ajo potencoi se të drejtën e regjistrimit si mërgimtar i Kosovës e ka secili qytetar që ka lindur vetë, babai apo gjyshi i tij në Kosovë. Kurse kërkoi që mos të bëhet propagandë kundër regjistrimit, sepse të regjistrohesh si bashkatdhetarë nuk ka asnjë konsekuencë në relacion me atdheun, ose me vendin ku jeton.
Ndryshe, numri më i kosovarëve jetojnë në Zvicër dhe Gjermani. Ndërsa mërgata më e vjetër shqiptare është në SHBA dhe Turqi.
E-Diaspora
-
Mediat zvicerane: Diaspora po e gjallëron jetën e natës në Prishtinë Mediat zvicerane kanë raportuar se gjatë sezonit veror, kur mijëra bashkatdhetarë kthehen në Kosovë për pushime,... -
127 fluturime direkte në një javë mes Prishtinës dhe Gjermanisë -
Mërgimtarët vazhdojnë të vijnë në Kosovë, pa pritje të gjata në kufij -
Londër
Me plisa në kokë dhe me ushqime tradicionale, kadetët e FSK-së prezantojnë Kosovën në Britani -
Kishte ardhur nga Italia për pushime, sot i jepet lamtumira e fundit
Jeta në Austri
-
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër Danubi i Vjetër është një nga destinacionet më të njohura të larjes në Vjenë. Por vizitorët... -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor -
Rita Ora emocionon Vjenën, shpërthen në lot teksa flet për rrënjët nga Kosova -
Austri
Rita Ora elektrizoi skenën në Vjenë me hitet e saj botërore -
Euro drejt ndryshimit, BQE prezanton modelet e reja të kartëmonedhave












