Lajme
Rreth 1300 zyrtarë po hetohen për korrupsion
Prokurorët kosovarë janë duke i hetuar rreth 1 mijë e 370 persona nën dyshimin se janë të përfshirë në raste që kanë të bëjnë me korrupsion
Korrupsioni vazhdon të mbetet sfida kryesore e institucioneve të Kosovës edhe për disa vite, ndërsa konsiderohet si njolla më e madhe e imazhit të Kosovës në botë. Deri më tani janë krijuar disa “task forca” kundër korrupsionit, por lufta kundër hajnisë ka qenë e pavërejtshme.
Prokurorët kosovarë janë duke i hetuar rreth 1 mijë e 370 persona nën dyshimin se janë të përfshirë në raste që kanë të bëjnë me korrupsion.
Numri i të dyshuarve është i përfshirë në gjithsej 477 lëndë që prokurorive të niveleve të ndryshme në Kosovë që janë duke u hetuar aktualisht.
Por, ky numër mund të jetë edhe më i madh, ngase shifra prej 1375 personave e cila bëhet me dije nga zyra e prokurorit të shtetit është vetëm deri më 30 shtator të këtij viti dhe jo edhe për dy muajt që lamë pas.
Zëdhënësja e Prokurorisë së Shtetit, Liridona Kozmaqi bën me dije se Prokuroria, përkatësisht prokurorët që merren me rastet e korrupsionit raportojnë në baza tremujore dhe si të tilla aktualisht raportet i kanë vetëm deri në fundin e muajit shtator.
Duke u bazuar në raportin e fundit tremujor Kozmaqi thotë se janë nën hetime gjithsej 1375 persona, 1042 nga të cilët dyshohen për kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare, raporton “Zëri”.
Pos për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare, 94 zyrtarë dyshohen për arkëtim dhe pagesa të kundërligjshme, 50 akuzohen për përvetësim në detyrë, 67 persona të tjerë dyshohen për veprën penale të falsifikimit të dokumentit zyrtar, 28 të tillë për marrje të ryshfetit, ndërsa 23 për dhënie të ryshfetit.
“Janë prokurorët e Prokurorisë Themelore në Prishtinë të cilët kanë në duar 219 raste”, ka thënë Kozmaqi.
Sipas raporteve të prezantuara nga ajo, 69 janë në duar të prokurorëve të Prizrenit, 54 raste janë në duar të prokurorëve të regjionit të Mitrovicës, 33 në duar të prokurorëve të prokurorisë speciale, nga 30 në prokurorinë në Ferizaj dhe Pejë, 25 në Gjakovë dhe 17 raste të tjera në Prokurorinë themelore në Gjilan.
Ndryshe, sundimi i ligjit dhe korrupsioni janë dy segmentet ku institucionet e Kosovës kanë çaluar që nga paslufta.
Madje edhe raporti i djeshëm i Organizatës “Transparency International” rreth korrupsionit në botë, Kosovën e radhitet në vendin e 111-të, së bashku me Tanzaninë dhe Etiopinë. Në krahasim me vitin e kaluar, Kosova është ngritur për 6 vende më lartë, që tregon se korrupsioni po lëshon metastazë.
Deri më tani, ndërkaq janë formuar disa task-forca kundër korrupsionit, por asnjëra nuk ka shënuar rezultat. Madje skandali më i madh ka qenë se shefi i task-forcës është arrestuar dhe paditur nga Gjykata për korrupsion, që ka degraduar maksimalisht edhe sistemin e drejtësisë në Kosovë.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë













