Lajme
Rrëfehet Klossner, gjyqtari i ndeshjes historike: “Kjo nuk ishte një ndeshje e zakonshme”
"Më ka bërë përshtypje aftësia ekstreme për tu entuziazmuar, që ndjehej aty”, thotë gjyqtari kryesor i ndeshjes, zvicerani Stephan Klossner.
Stephan Klossner, gjyqtar futbolli i FIFA-s nga Zvicra ka pasur nderin të ndajë drejtësinë në ndeshjen e parë të pranuar nga FIFA, të kombëtares së Kosovës, kundër asaj të Haitit. Ja se çfarë tregon ai lidhur me përjetimet nga kjo ndeshje.
Përkundër motit të ftohtë e me shi dhe kufizimeve të ashpra të vendosura nga FIFA (nuk është lejuar himni, as flamujt zyrtarë të shtetit dhe as simbolet në fanella), në stadiumin e Mitrovicës ka mbretëruar atmosferë festive. rreth 17.000 tifozë kosovarë kanë festuar ndeshjen e parë të pranuar zyrtarisht nga FIFA, të skuadrës së tyre kombëtare.
“Natyrisht, loja nuk ishte sikur të tjerat”, sqaron Klossner, i cili në një ndeshje shumë korrekte ka dhënë vetëm një karton të verdhë. “Që në momentin kur ne, rreth një orë e gjysmë para fillimit të ndeshjes erdhëm në stadium, tribunat ishin përplot dhe atmosfera jashtëzakonisht euforike. Kur ne po i kontrollonim rrjetat e portave, na brohoritën sikur të ishte shënuar ndonjë gol”.
Edhe pse mikpritësit kishin ekip më të mirë, kjo nuk i mjaftoi Kosovës për të dalë fituese. Për ndeshjen e parë zyrtare, Federata e Futbollit e Kosovës, duke nominuar Albert Bunjakun, kishte angazhua një ish lojtar të kombëtares së Zvicrës. Ndërsa me Kristian Nushin nga FC St. Gallen, në fushë ishte edhe një lojtar aktual i superligës zvicerane.
Rezultati sportiv në këtë ndeshje historike të 5 marsit ishte pak i rëndësishëm. “Ajo që unë kam marrë me vete para së gjithash nga kjo ditë është aftësia ekstreme për tu entuziazmuar, që ndjehej aty”, thotë gjyqtari kryesor i ndeshjes, zvicerani Stephan Klossner.
“Federata e Futbollit të Kosovës ështe përgatitur jashtëzakonisht mirë për të sjellë në skenë nje ndeshje ndërkombëtare pa të meta. tT zyrtarët ndjehej edhe mirënjohja ndaj FIFA-s e cila ka mundësuar që më në fund Kosova të bëjë nje hap përpara në rrafshin ndërkombëtar”. (sfv.ch.)
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë













