Lajme
Reshjet shkaktojnë vërshime
Siç raportojnë shtabet e krizave, nga vërshimet e lumenjve, janë përmbysur shtëpi dhe objekte tjera si dhe nën ujë kanë përfunduar qindra hektarë tokë në Maqedoni
Reshjet e shiut që kanë vazhduar për dy dit rresht, kanë shkaktuar vërshime në disa rajone të Maqedonisë ndërsa raportohet se nga dalje e lumenjve ka pasur edhe përmbytje. Sipas medieve nga Shkupi, nga vërshimet e lumenjve, janë përmbysur shtëpi dhe qindra hektarë tokë.
Qendra për menaxhim me kriza ka informuar për daljen e lumit Vardar nga shtrati në zonën e komunës së Sarajit. Përveç dëmeve në tokat e kësaj zone, uji ka vështirësuar edhe lëvizjen e lirë të qytetarëve të kësaj komune, ndërsa probleme kanë pasur sidomos banorët e Rashçes.
Reshjet e shiut sipas INA-s, kanë shkaktuar probleme edhe në zonën e Kumanovës, por edhe zonën e Pollogut.
Në Kumanovë kanë informuar se janë përmbysur disa hektarë tokë, por edhe bodrume të shtëpisë në fshatin Opajë, për shkak të daljes nga shtrati të lumit të Sllupçanit. Po ashtu nga shtrati ka dalë edhe lumi i Mateçit, i cili ka vërshuar në tokën periferike të fshatit.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











