Lajme
Remitencat nga diaspora kapin shifrën e rreth gjysmë miliardi euro në vit
Dërgesat nga diaspora vazhdojnë të mbeten si shtylla kryesore e ekonomisë në Kosovë. Por, analistë ekonomikë thonë se fatkeqësisht modeli ekonomik i Kosovës ende bazohet në resurse të paqëndrueshme zhvillimore, pjesë e së cilave janë edhe remitencat.
Remitencat nga diaspora kapin shifrën rreth gjysmë miliardi euro në vit. Ato më tepër shërbejnë si një stabilizues i problemeve sociale se sa burime të ndonjë investimi dhe gjenerimi të vlerës
Gjatë 2011-së, krahasuar me 2010, ka pasur një ngritje të lehtë të dërgesave nga diaspora, diku për gjysmë milioni euro. Kjo sipas zyrtarëve të Bankës Qendrore të Kosovës tregon se qytetarët kosovarë që punojnë në diasporë ende nuk janë prekur nga kriza ekonomike globale.
Sipas të dhënave të BQK-së, dërgesat e emigrantëve gjatë katër viteve të fundit janë: Në vitin 2008 kanë ardhur dërgesa nga diaspora prej 535.4 milionë euro, në vitin 2009 kanë ardhur 585.7 milionë euro, në vitin 2010 kanë ardhur 584.3 milionë euro, kurse në vitin 2011 kanë ardhur 584.8 milionë euro.
Besnik Kada, zëdhënës i BQK-së, ka thënë se Kosova qëndron mirë me dërgesat, të cilat nuk ndryshojnë shumë viteve të fundit. “Kjo për faktin se emigrantët tanë janë në shtete të Evropës që nuk janë goditur nga kriza dhe vazhdojnë të kenë vende të sigurta të punës”, ka thënë ai.
Ndërsa Lumir Abdixhiku, drejtor Ekzekutiv në Institutin “Riinvest”, thotë se fatkeqësisht modeli ekonomik i Kosovës ende bazohet në resurse të paqëndrueshme zhvillimore, pjesë e së cilave janë edhe remitencat.
Agron Demi, drejtues i Institutit “GAP”, thotë se nuk ekziston metodë e saktë e matjes së remitencave, ngase sipas tij, pjesa më e madhe e këtyre mjeteve nuk vjen përmes sistemit bankar, ku do të mund të matej.
Ai ka theksuar se për shkak të importit të madh, remitencat shfrytëzohen për konsum, ku mjetet që vijnë nga diaspora në Kosovë, dalin prapë jashtë vendit për të blerë produkte ushqimore në Serbi, Maqedoni, etj.
“Diaspora jonë mjetet e kursyera nga puna e tyre shumë pak i ka shfrytëzuar për investime në Kosovë, apo për hapje të biznesit, një shenjë jo e mirë, ngase vet bashkatdhetarët tanë nuk kanë besim të investojnë në një vend si Kosova”, ka vlerësuar Demi.
Megjithatë, sipas tij, viti 2012 është viti më i vështirë për Evropën perëndimore, ngase kriza ekonomike në vendet e Eurozonës, do të ndikoj edhe në ulje të punësimit, së pari në vendet si: Spanja, Italia, Franca, ku ka një numër të vogël të kosovarëve. Por, ka shtuar se ekziston rreziku që kriza ta prek edhe Gjermaninë, Belgjikën, vendet skandinave, sidomos ata sektorë ku janë të punësuar kosovarët, si në industria e rëndë e ndërtime./albinfo&infoglobi/
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











