Shkurt.ch
Refugjatë “të përndjekur” nga ndryshimet klimatike
200 ekspertë kanë diskutuar lidhur me dëbimin dhe ikjen e njerëzve si pasojë e ndryshimeve klimatike
Të enjten është mbajtur në Bernë simpoziumi i parë zviceran i azilit. Në këtë simpozium, ku kanë marrë pjesë 200 ekspertë të kësaj fushe është diskutuar lidhur me dëbimin dhe ikjen e njerëzve si pasojë e ndryshimeve klimatike si dhe lidhur me vendosjen refugjatëve në vendet tjera.
Në simpozium ka marrë pjesë edhe ministrja zvicerane për punë të brendshme dhe çështje juridike, Simonetta Sommaruga, njofton drs.ch. Ajo është pajtuar me përfaqësuesit e UNHCR-së se procedura e shpejtë dhe korrekte e azilit si dhe mbrojtja e refugjatëve të rrezikuar nga dhuna dhe të tjerëve, nga shkatërrimi i mjedisit, paraqesin domosdoshmëri.
U arrit një pajtim i përgjithshëm se ndryshimi i klimës ka ndikim në flukset globale të refugjatëve dhe të migrantëve. Për këtë arsye, shtetet janë ato që duhet të kërkojnë zgjidhje për problemet e reja.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Rame Lahaj gati për nisjen e “PASSION & ORIGIN” më 10 tetor Tenori kosovar me famë ndërkombëtare, Rame Lahaj, është në ditët e fundit të përgatitjeve para koncertit... -
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë»
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027












