Lajme
Reciprociteti ndaj Serbisë rivendoset të hënën
Kosova ka hapur kufijtë për mallrat komerciale të Serbisë, por Serbia s’e ka bërë të njëjtën gjë
Masa e reciprocitetit ndaj fqinjit verior është vendosur në fund të korrikut dhe është ndërprerë njëanshëm të premten.
Gjatë kësaj kohe dy nga tri pikëkalimet kufitare me Serbinë kishin statusin e zonave ushtarake, e për pasojë në to nuk kishte prezencë të doganierëve, të policëve kufitarë dhe nuk lejohej as transporti tregtar.
Duke u mbështetur në implementimin e marrëveshjes për njohjen e vulave të doganave që është arritur javën e kaluar në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, mëngjesin e së premtes oficerë të doganave dhe policë kufitarë janë vendosur edhe në pikëkalimet kufitare në Jarinjë dhe në Bërnjak, shkruan Koha Ditore.
“Në pikëkalimin kufitar 5 që ndodhet në Merdar, nga Serbia janë lejuar të hyjnë në Kosovë kamionë me drithëra, kryesisht grurë dhe sojë”, ka treguar zëdhënësi i Doganave, Adriatik Stavileci. “Eksport nuk ka pasur në këtë pikëkalim, sikur që nuk ka pasur as në dy pikat e tjera kufitare me Serbinë – 1 në Jarinjë dhe 31 në Bërnjak”, ka theksuar ai.
Për dallim nga pikëkalimi 5, në 1 dhe 31, mjetet transportuese nuk kanë mundur të importojnë mall komercial në Kosovë. Bazuar në marrëveshjen midis Qeverisë së Kosovës dhe EULEX-it e KFOR-it, në pikëkalimin 1 nuk lejohen të hyjnë mallrat as pas 16 shtatorit, derisa të rivendoset infrastruktura e djegur dhe e demoluar nga serbët lokalë në fund të korrikut.
E në pikëkalimin 31 nuk kanë kaluar maune me mallra për shkak të barrikadave që përreth kanë vënë serbët, në shenjë kundërshtimi ndaj vendosjes së oficerëve doganorë dhe policëve kufitarë.
Ministrja e Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, i ka thënë “Kohës Ditore” se heqja e njëanshme e bllokadës së kalimit të mallrave është shprehje e gatishmërisë së palës kosovare për të respektuar marrëveshjen për njohjen e vulave të doganave.
Sipas saj, Kosova fare shkurt do të respektojë njëanshëm këtë marrëveshje.
Zmbrapsja për ta aplikuar reciprocitetin tregtar, sipas zëvendëskryeministres Mimoza Kusari-Lila, do të jetë deri të hënën.
Pastaj do të rivendoset bllokada për mallrat, në rast se Serbia vazhdon embargon tregtare.
Kosova do ta njoftojë zyrtarisht BE-në dhe SHBA-në për mospërmbushjen e marrëveshjes për vulat nga Beogradi zyrtar.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Francë
Francë: Shqiptari dënohet me burg të përjetshëm për vrasjen e partneres para syve të fëmijës Vrasja e 22-vjeçares në Francë, shqiptari dënohet me burg të përjetshëm... -
Itali
Aksident tragjik në Itali, humb jetën një 20-vjeçar shqiptar -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Luana Bajrami drejt “Oscar”-it, filmi i saj nominohet në kategorinë e filmit të shkurtër -
Shoqata “Parandalo”, debat për shëndetin mendor
Jeta në Austri
-
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç Vjena planifikon një projekt pilot për strehim të mbyllur të shkelësve të përsëritur të të miturve... -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin -
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026










