CH-Ballkani
Rasti Dehari, pista e hetimeve nga vetëvrasje në vrasje të dyshimtë
Vdekja e Astrit Deharit në burgun e Prizrenit, dy vjet më parë, pati tronditur opinionin dhe konsiderohet si më e mistershmja e viteve të fundit.
Se çka ndodhi atë ditë brenda qelisë ku po mbahej ish-aktivisti i Vetëvendosjes ende nuk është përfundimtare, megjithatë organet e sigurisë iu patën referuar nga fillimi si vetëvrasje. Meqë rasti është dërguar për super ekspertizë në Zvicër, kualifikimi për të ka ndryshuar; tashmë po cilësohet si “vdekje e dyshimtë”.
Këtë e kanë konfirmuar për Express edhe nga prokuroria, duke treguar edhe kur presin të marrin rezultatet e fundit, përcjell Albinfo.ch.
Ekspertizat e kryera në Kosovë nga prokuroria e nga ekspertë të pavarur që ranë ndesh me mënyrën e vdekjes së Astrit Deharit, më 5 nëntor të vitit 2016 ngritën edhe më shumë dilema për këtë rast.
Se çka kishte ndodhur atë ditë do të kuptohej vetëm me një ekspertizë të kryer në një vend tjetër.
Duke dashur të hidhet dritë mbi këtë vdekje, Kuvendi i Kosovës në dhjetor të vitit 2016 miratoi rekomandimet, ku thuhej se “familja mund të kërkojë ekspertizë nga çdo vend i BE-së, ose SHBA dhe Qeveria t’i heqë të gjitha shpenzimet”.
Familja Dehari zgjodhi Zvicrën, e shteti ndau 50 mijë euro.
Edhe pse kanë kaluar gati një vit kur prokuroria ka përcjellë për në Zvicër raportin me provat dhe dokumentet, rezultati i super ekspertizës ende nuk është dorëzuar.
Derisa po kryhet super ekspertiza, kanë ndërruar edhe deklaratat e prokurorisë për këtë rast, tashmë, edhe në dokumente rasti “Dehari” nuk po cilësohet si vetëvrasje, por, si “vdekje e dyshimtë”.
Kjo bëhet e ditur edhe në dokumentin zyrtar që ka siguruar Express, i dërguar nga Prokuroria Themelore në Prizren, nga ku mësohet edhe emri i personit që do të kryejë ekspertizën.
Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Express edhe prokurori Metush Biraj, duke thënë se pa marrë raportin nga Zvicra nuk kanë dalë me përfundime se a është rast i dyshimtë apo vetëvrasje.
“Rasti është trajtuar qysh moti si vetëvrasje, po aty është lojë fjalësh na nuk kemi kurrë far indikacioni që ka të bëjë me vrasje është trajtuar si rast i dyshimtë, mirëpo tash gjatë veprimeve hetuese që i kemi marrë që dy vite aty asnjë indikacion asnjë veprim nuk e ka sjellë që kemi të bëjmë me vrasje, megjithatë, përsëri për me sqaru punën me opinion e kemi dërguar rastin në trajtim në Lozanë dhe jemi duke pritur nga ta që të dalim me komunikatë a kemi të bëjmë me vetëvrasje apo çka”, deklaroi Biraj.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Diaspora nis peticionin për mbledhjen e nënshkrimeve për zgjedhjen e Murat Jasharit president Inicohet peticion nga diaspora për kandidimin e Murat Jasharit për president... -
Zvicër
Shqiptari nga Kosova humb jetën në aksident trafiku në Zvicër -
Paris
Angelin Preljocaj në qendër të një mbrëmjeje artistike në Muzeun Luvër -
Lea Ypi zgjidhet anëtare e Akademisë Amerikane të Arteve dhe Shkencave -
“The Guestkeepers” sjell mikpritjen kosovare në Zvicër: një fundjavë kulturore e pasur me dialog dhe interaktivitet
Jeta në Austri
-
Trupa e teatrit të Gjakovës “Hadi Shehu” shfaq me 27 prill vepren “Vojçeku” në Vjenë Një nga veprat më të fuqishme të teatrit evropian, “Vojçeku”, nga Georg Büchner, në adaptimin e... -
Austria planifikon rregulla më të rrepta për ofertat e kreditit online -
Nesër Maratona e Vjenës 2026: Këto rrugë do të mbyllen -
Austri
Brendon Ahmeti nga Austria përfshihet në listën e Forbes me start-upin Synaps -
Kostot e strehimit për studentët në Austri rriten në 586 euro në muaj














