Sport
Rama: “Në këtë moment edhe unë do të luaja për Shqipërinë”
Na ndanë vetëm edhe një ditë nga loja vendimtare e kombëtarës sonë kundër Danimarkës dhe ja çfare deklaron futbollisti i parë i shqiptar i përfaqësueses zvicerane
Këto janë fjalët e ish-lojtarit të parë me prejardhje shqiptare që ka luajtur për helvetikët, Milaim Rama.
„Të luash për Shqipërinë është absolutisht një privilegj, cilësia e ekipit kombëtar sot është në një nivel të lartë të futbollit europian“, shprehet për albinfo.ch, futbollisti i njohur i dikurshëm e FC Thun-it, Milaim Rama.
Njëherësh Rama në Federatën e Futbollit Zviceran, figuron si shqiptar i parë që ka luajtur për përfaqësuesen zvicerane. Ai ka qenë pjesë e kampionatit Evropian në Portugali.
Dhe ai nuk e përjashton faktin që ndoshta aktivizimi i tij i hershëm në reprezentacionin zvicëran, ka ndikuar që sot të kemi shumë më tepër shqiptarë që luajnë për Zvicrën.
„Një futbollist profesionist, para se të vendosë, duhet ta ndjejë në shpirt se kë dëshiron ta përfaqësojë. Jam i bindur se çdo shqiptar që përfaqëson një kombëtare të huaj e ndjen veten krenar se po e përfaqëson kombin e tij, pavarësisht se luan me një shtet tjetër“, deklaron Rama.
Por sot, thotë ai, ka ardhur koha që asnjë lojtar nuk duhet të ketë më dilema se për kë të luaj; Shqipëria e ndoshta një ditë Kosova, të dyja janë duke i rritur si përfaqësuese dhe emocionet që të japin ato, nuk t`i japë dot një vend tjetër.
„Unë mund ta lidh këtë me veten kur në vitin 2003 kam qenë i angazhuar me reprezentacionin e Zvicrës dhe në Gjenevë është luajtur loja kundër Shqipërisë, thotë Rama për albinfo.ch. Kur këndohet himni, ke një ndjenjë që nuk përshkruhet dot me fjalë. Çdo lojtar që përfaqëson një shtet të huaj, në ato momente kur këndohet himni i kombëtarës sonë, do ta ndjejë veten shumë krenar“.
Gjithsesi, Rama, nuk e mohon që ka kaluar momente shumë të mira me përfaqësuesen e Zvicrës.
„Mund të them se kam pasur një përvojë shumë të mirë me përfaqësuesen e Zvicrës dhe kam kaluar çaste të mira me ta pavarësisht aktivizimit tim të pjesërishëm“.
Rama, ndonëse mund të thuhet se është i pari që e ka hapur derën për lojtarët e tjerë me prejardhje shqiptare në përfaqësuesen zvicerane, sot po të kishte mundësinë do ta përzgjidhte kombëtarën. Këtu përgjigjja e tij është e shkurtë: „Sot unë e kisha marrë Shqipërinë!
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












