Lajme
Rahoveci dhe Malisheva bëhen me minierë të kromit
Në malet ndërmjet fshatrave Gurkuq dhe Llapçevë, përkatësisht të komunave Rahovec dhe Malishevë, në sipërfaqe prej 30 kilometrash katrorë, është vënë gur themeli i hapjes së minierës së kromit, investim i kompanisë shqiptaro-gjermane “Arsi”.
Drejtori i përfaqësisë së kësaj kompanie në Kosovë, Bahtjar Hoti, tha se përpjekjet e shumta të ekspertëve shqiptarë dhe atyre gjermanë bënë të mundur që të hapet kjo mundësi e madhe e zhvillimit të këtyre dy komunave, por edhe e Kosovës.
“Fillimisht këtu do të angazhohen rreth 650 punëtorë, ndërsa me fillimin e punës me kapacitete të shtuara, numri i punëtorëve mund të kalojë në një mijë. E tërë hapësira shtrihet rreth 30 km katrorë, kurse 70 për qind e kësaj sipërfaqeje ndodhet në Komunën e Rahovecit dhe 30 në atë të Malishevës”, ka bërë të ditur Hoti.
Ndërsa Artur Furriku, drejtor i kompanisë “Arsi” nga Shqipëria, ka pohuar se bashkëpunimi ndërmjet institucioneve vendore dhe atyre qendrore të Kosovës ka qenë i shkëlqyeshëm, shkruan Koha Ditore.
”Ky bashkëpunim ka bërë që punimet të përshpejtohen dhe të arrihet që në afat rekord të krijohen mundësitë për fillimin e eksploatimit të kromit në këto hapësira”, ka deklaruar Furriku. Sipas tij, në tërë Kosovën do të hapen edhe rreth 30 miniera të tjera dhe kjo paraqet një potencial të madh ekonomik të Kosovës.
Në këtë ceremoni ka folur edhe investitori gjerman, Reinhard Lange, i cili u shpreh se në të ardhmen e afërt në këtë minierë kromi do të punësohet numër i konsiderueshëm njerëzish të kësaj ane.
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka vlerësuar se hapja e minierës është e një rëndësie të veçantë, sepse hapen perspektiva zhvillimi të vendit.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











