Lajme
Qeveria shkel të drejtat gjinore
Qeveria e re nuk e ka respektuar Ligji për Barazi Gjinore, duke emëruar vetëm 2 gra në poste ministrore nga 21 ministri sa ka ekzekutivi. Sipas ligjit pjesëmarrja e grave duhet të jetë afër 40 për qind
Qeveria e re e Kosovës e drejtuar nga Isa Mustafa do t’i ketë 21 ministri, ndërsa vetëm dy prej tyre janë femra, Edita Tahiri, ministre pa Portofol dhe Hikmete Bajrami, ministre e Tregtisë dhe Industrisë. Ky vendim i partnerëve të koalicionit ka nxitur reagime nga Lobi për Barazi Gjinore në Kosovë.
Ky Lob shpreh pakënaqësi dhe zhgënjim lidhur me përfaqësimin tejet të vogël të grave në qeverinë e re.
“Përbërja e re e qeverisë, ku nga 21 poste ministrore vetëm dy u takojnë grave, është përbërje e pabarabartë dhe si rrjedhojë nuk mund të themi që përfaqëson të gjithë qytetarët e Kosovës, kur e kemi parasysh se popullata jonë përbëhet nga burrat dhe gratë në raport 50 me 50”, thuhet në reagim.
Ndryshe, Ligji për Barazi Gjinore e garanton përfaqësimin e grave në pozitat vendimmarrëse me kuotën 40 për qind, e kjo vlen edhe për Qeveria e re.
“Kjo përbërje e qeverisë edhe një herë hedh poshtë premtimet e bëra nga shumë liderë aktualë të skenës politike se në qeverinë e re të Kosovës do të ketë më shumë gra përfaqësuese”, thuhet në reagim.
Edhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga deklaroi se roli dhe kontributi i gruas është i pamohueshëm në ndërtimin e institucioneve dhe forcimin e shtetit të së drejtës.
Ajo bëri këto komente në ceremoninë e lansimit të projektit ”Gratë në Institucionet e Sigurisë së Kosovës”.
Ajo tha se po merr pjesë për të shprehur përkrahjen e saj për të gjitha gratë dhe vajzat në uniformë, të cilat janë pjesë e institucioneve tona të sigurisë dhe të drejtësisë.
“Pjesëmarrja e barabartë e gruas në çdo segment të jetës, e sidomos në nivelin e vendimmarrjes qoftë atë lokal apo qendror është vlerë e shtuar për shoqërinë tonë dhe pasqyrim i identitetit të Republikës së Kosovës. Barazia gjinore po shndërrohet sot në një prej çështjeve më të theksuara në shoqëritë në botë, por gjithsesi edhe në shoqërinë tonë, duke kërkuar respektimin e të drejtës së gjithsecilit, një e drejtë e garantuar edhe me Kushtetutën e shtetit tonë që synon të ndërtohet mbi parimet e barazisë”, deklaroi ajo.
Lidhur me shkeljen e ë drejtave gjinore në qeveri, ka reaguar Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut.
“Qeveria që do të duhej të ishte garantuese dhe zbatuese e krijimit të kushteve të barabarta për të gjithë po e shkelë këtë zotim dhe standard pasi që është vetëm një ministre femër në kabinetin e ri qeveritar dhe një post i improvizuar ministror për një “ministre” tjetër femër”, vlerën KMDLNJ.
Sipas këtij institucioni, ka qenë përgjegjësi e partive politike që kanë bërë koalicion të respektojnë parimin e barazisë gjinore përmes mosdiskriminimit duke propozuar më shumë femra për poste ministrore dhe poste të tjera vendimmarrëse.
“Edhe ashtu, disa ministri janë të dizajnuara të udhëhiqen nga femrat prandaj ka pasur shumë mundësi të shmangen nga diskriminimi i cili është flagrant dhe i papranueshëm”, thuhet në reagimin e KMDLNJ-së.
Të fillosh qeverisjen me datën 10 dhjetor kur shënohet Dita Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut duke diskriminuar në baza gjinore, sipas këtij këshilli, është tregues i qartë se politika kosovare po identifikohet me një maskulizëm tradicional dhe maçoizëm primitiv.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










