Lajme
Punësohen 70 të rinj
70 studentëve nga Kosova do t'iu mundësohen punësim praktik si dhe vizita studimore në vendet perëndimore
Këshilli i Rinisë Evropiane të Kosovës, bashkëpunimi me korporatën gjermane për ndriçim solar ESC-INTERNATIONAL, ka nënshkruar një memorandum për punësimin e 70 të rinjve dhe studentëve nga Kosova.
“Kjo ndërmarrje gjermane tashmë ka hapur përfaqësinë e saj në Kosovë dhe ajo do të merret me zëvendësimin e dritave publike të zakonshme me drita solare pa shpenzime të energjisë elektrike”, thuhet në kumtesë.
Sipas kumtesës për media memorandumi u nënshkrua nga presidenti i Këshillit të Rinisë Evropiane të Kosovës, Avdullah Hasani, dhe Klus Lahr, president i bordit të ESC-INTERNATIONAL.
Lahr citohet të ketë thënë se është i lumtur që viziton Kosovën dhe nënshkruan një marrëveshje të tillë, me të cilën nuk do të përfitojë vetëm ai dhe biznesi i tij, por edhe të rinjtë e Kosovës.
Sipas tij, me këtë memorandum të rinjtë kosovarë që do të përzgjidhen nga Fakulteti Teknik do të kenë mundësi të shkojnë për vizita studimore në vende të ndryshme të Evropës, të fitojnë praktika të ndryshme dhe ato t’i sjellin në Kosovë.
Për më shumë mbi temën e punësimit sezonal të studentëve kosovarë në perëndim, lexoni shkrimin tonë: http://www.albinfo.ch/ch-ballkani/aktuale/luftimi-i-varf%C3%ABris%C3%AB-me-pun%C3%AB-sezonale-36578
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











