Lajme
PTK nënshkruan kontratë të re me Monaco Telecomin
Kontrata është rinegociuar dhe janë arritur kushte shumë më të favorshme për PTK-në
Posta dhe Telekomi i Kosovës ka nënshkruar kontratë të re me Monaco Telecomin për shfrytëzimin e kodit telefonik +377 me kushte shumë më të favorshme sesa ajo paraprake me koordinimin dhe aprovimin e Bordit të Drejtorëve dhe Aksionarit.
“Kontrata me Monaco Telecomin ka pasur validitet deri në fund të këtij viti, por me insistimin e menaxhmentit të ri të PTK-së, përkatësisht u.d të KE-së, Nuredin Krasniqi ajo është rinegociuar dhe janë arritur kushte shumë më të favorshme për PTK-në”, thuhet në njoftimin e PTK-së.
Sipas njoftimit, gjatë negociatave të zhvilluara nga kreu i PTK-së është arritur pajtueshmëri e plotë mes dy palëve që të ulen shpenzimet e PTK-së për 50 për qind krahasuar me kontratën e vjetër.
Kontrata e re e cila është nënshkruar dje në Monaco , në emër të PTK nga u.d. i KE-së, Nuredin Krasniqi dhe nga drejtori gjeneral i Monaco Telcom, Martin Peronnet, hyn në fuqi në mënyrë retroaktive që nga data 1 janar 2012.
Marrë në përgjithësi në fund të vitit 2012, PTK do të ketë në arkën e saj rreth 6 milionë euro më shumë krahasuar me vitin e kaluar vetëm si rrjedhojë e kësaj kontrate të re, ndërsa deri në përfundim të kontratës rreth 20 milionë më tepër.
Siç dihet në mungesë të kodit telefonik të Kosovës, që nga paslufta e këndej, nga fillimi i operimit të telefonikë mobile ‘Vala’, përdoret kodi telefonik hyrës ndërkombëtar i Monaco Telekomit.
PTK-ja në vazhdimësi e ka ngritur këtë çështje në të gjitha instancat vendore dhe ndërkombëtare se mungesa e kodit, përveç të tjerash, krijon humbje të konsiderueshme, respektivisht shpenzime të mëdha operacionale, ndonëse shfrytëzimi i kodit telefonik të Monacos +377, përbën në vete edhe një kosto prej mbi 8 milionë euro në vit vetëm për shfrytëzimin e resursit të kodit +377 për PTK/Vala-n.
Menaxhmenti i PTK-së me një ekip të kryesuar nga u.d. i PTK-së, Nuredin Krasniqi , ka arritur që të zbret këtë kosto për më shumë se 50 për qind për vitin aktual në favor të PTK-së duke shënuar kështu një tjetër arritje në aspektin financiar dhe operativ për kompaninë, ndërkohë që përderisa nuk sigurohet kodi, PTK do të mund të arrijë tjetër zbritje me Monaco Telekomin, deri në 70 për qind.
“Është një sukses i madh për PTK-në, sepse përveç që do të ketë më shumë të hyra për PTK-në, me këtë kontratë të re do të përfitojnë të gjithë konsumatorët me produkte të reja dhe shërbime shumë më kualitative”, ka theksuar u.d. i Kryeshefit Ekzekutiv të PTK-s, Nuredin Krasniqi.
PTK ka tërhequr vërejtjen se mungesa e kodit telefonik shtetëror, përveç që shkakton humbje milionëshe, mund të ndikojë edhe në uljen e vlerës së saj, në një anë, por edhe në stagnimin e zhvillimit të përgjithshëm të PTK-së, nga ana tjetër.
Me kontratën e re ndërmjet PTK-së dhe Monaco Telekomit, këto humbje milionëshe për PTK-në, janë reduktuar në 6 milionë euro, ndonëse kompania do të realizonte më shumë të hyra nëse Kosova do të kishte një kod ndërkombëtar të telefonisë.
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
Amerikë
Gonxhe Halimi nga Gjilani diplomon si studentja më e dalluar në SHBA në Shkenca Kompjuterike -
Mira Murati dëshmon në gjyqin Musk-Altman: “Sam Altman krijonte kaos në OpenAI” -
Amerikë
Melisë Sejdiu dhe Rea Hadri pranohen në Universitetin e Pittsburghut
Jeta në Austri
-
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” Artisti shkodran përfaqëson Shqipëria në Eurovision Song Contest, ndërsa publiku nga Kosova mund ta mbështesë përmes... -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri














