Lajme
PTK në shitje brenda këtij viti
Në planin kohor të prezantuar nga Këshilltari i Transaksionit, shitja e PTK-së, pritet të ndodhë brenda vitit 2012
Në mbledhjen e radhës së Komisionit Qeveritar për Privatizimin e PTK-së, është prezantuar këshilltari i ri i transaksionit dhe plani për implementimin e privatizimit të PTK-së.
Kryesuesi dhe ministrat pjesëmarrës të KQP-së, shprehen qëndrimin e tyre për domosdonë e kryerjes me sukses dhe me kohë të këtij procesi të shumë rëndësishëm për vendin.
Reforma në fushën e telekomit, ku 75% të aksioneve të Valës dhe Telekomit do të kalojnë në pronësi private, do të mundësojnë zhvillim të konkurueshmërisë dhe ngritje të nivelit të kualitetit të shërbimeve në këtë sektor.
Reformimi i sektorit publik, me futjen e kapitalit privat në të, do të ketë efekt të drejtpërdrejtë pozitiv në zhvillimin ekonomik të vendit.
Këshilltari i transkaskonit, i përbërë nga përfaqësuesit e kompanive LazardFereres S.A.S. dhe RaiffeisenInvestment, shprehu bindjen se PTK si kompani është atraktive për investitorë shumë serioz dhe se tregu i telekomit në nivel global ka vazhduar të gjenerojë të hyra të mëdha, që do të thotë se operatorët e mëdhenj kanë kapacitet të mjaftueshëm për zgjerim të mëtutjeshëm.
Në planin kohor të prezantuar nga Këshilltari i Transaksionit, shitja e PTK-së, pritet të ndodhë brenda vitit 2012.
Në pajtueshmëri me standardet aktuale të shitjeve dhe blerjeve të kompanive të telekomit, roli këshilltari i transaksionit si partner kyç, në kryerjen e privatizimit të PTK-së do të jetë shumë i rëndësishëm në garantimin e suksesit të këtij procesi.
Konkretisht, këshilltari i transaksionit do të përgatisë analizën detale të të gjitha aspekteve të funksionimit të PTK-së, do të bëjë analizën e tregut dhe investitorëve potencialë në PTK, do të përgatisë kornizën e privatizimit me rekomandime për strukturën e transaksionit, do të organizojë konferenca ndërkombëtare me investitorë në qendra evropiane dhe botërore, do ta bëjë vlerësimin e PTK-së për nevoja të Qeverisë, do të bëjë përgatitjen e dokumenteve të tenderit, do ta ndihmojë KQP-në në menaxhimin e tenderit për PTK-në dhe do të mbështetë negociatat për përmbyllje të kontratës, etj.
Në takimi e KQP-së, u analizua po ashtu progresi i bërë në lidhje me themelimin e ndërmarrjes së re publike Posta e Kosovës dhe gjithashtu u diskutuan hapat e ardhshëm në lidhje me privatizimin.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së Nën dirigjimin e Facundo Agudin, Orkestra Simfonike e RTSH-së solli një mbrëmje të veçantë artistike, me... -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj -
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës
Jeta në Austri
-
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë Punimi i tij shkencor mbi konceptin e lirisë sipas Erich Fromm u vlerësua me çmim dhe... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë











