Kosova
Pse u tërhoq Ambasada amerikane nga monitorimi në Këshillin Prokurorial
Ambasada amerikane është tërhequr të premten nga procesi i mbikëqyrjes së zgjedhjes së anëtarëve të rinj në Këshillin Prokurorial të Kosovës si dhe zgjedhjes së kryeprokurorëve.
Përmes një reagimi të ashpër ndaj këtyre dorëheqjeve, ambasada ka kritikuar mungesën e transparencës dhe konfliktin e interesit.
“Për vjet me radhë, Ambasada amerikane ka luajtur rol monitorues dhe mbikëqyrës në procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të rinj të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) dhe zgjedhjes së kryeprokurorëve. Fatkeqësisht, ne besojmë se këto procese janë rrënjësisht të prishura. Atyre u mungon transparenca dhe i ekspozohen gjithnjë e më shumë konfliktit të interesit”, shkruhet në reagimin e Ambasadës amerikane.
Sipas ambasadës, teksa vazhdimi i pjesëmarrjes në këtë proces do të mund të “keqinterpretohej si përkrahje e këtij sistemi të prishur, ne nuk do të marrim më pjesë në të”.
“Prokurorët duhet të zgjidhen mbi bazën e kualifikimeve të tyre, jo përkatësive politike apo lidhjeve. Ndërrimet në kornizën ligjore të KPK-së janë të domosdoshme për kthimin e transparencës dhe drejtësisë në këtë sistem. Rrjedhimisht, u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të mbështesin përpjekjet e Ministrit të Drejtësisë që ta përmbyllin menjëherë Rishikimin Funksional”, përfundon reagimi.
E-Diaspora
-
Bëhu pjesë e rrjetit profesional shqiptar në Zvicër Nëse je inxhinier, arkitekt, profesionist, student apo i angazhuar në një fushë teknike, shkencore ose profesionale,... -
Pritjet vazhdojnë në dalje të Kosovës, kolona deri në 1 orë në disa pika kufitare -
Gjermani
Të gjitha 10-ta dhe medalje ari: Frenki Qafoku realizon ëndrrën për të studiuar inxhinieri në Gjermani -
Pas manifestimit “Përderisa i kujtojmë, ata jetojnë”, një delegacion do të pritet në Pallatin e Kombeve -
Ramë Dardania merr pjesë në panelin përmbyllës të artit, në Cyrih
Jeta në Austri
-
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 Grantet e shtetësisë në Austri u rritën me gati një të pestën në gjysmën e parë... -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar















