Futboll
Zyrtare: Berat Gjimshiti largohet nga Atalanta dhe transferohet te Al-Diriyah
Berat Gjimshiti ka nisur një kapitull të ri në karrierën e tij, pasi mbrojtësi dhe kapiteni i Kombëtares shqiptare është prezantuar zyrtarisht si futbollist i Al-Diriyah në Arabinë Saudite.
Futbollisti shqiptar ka firmosur një marrëveshje dyvjeçare me klubin saudit, duke i dhënë fund një periudhe më shumë se 10-vjeçare në futbollin italian. Transferimi nga Atalanta raportohet se është realizuar për rreth 3 milionë euro.
Gjithashtu, Gjimshiti pritet të përfitojë rreth 3 milionë euro në sezon, çka e çon vlerën e pagës së tij për dy vitet e kontratës në afërsisht 6 milionë euro.
Pas 334 ndeshjeve me fanellën e Atalantës, mbrojtësi shqiptar largohet nga klubi bergamask me një bilanc të rëndësishëm. Momenti më i spikatur ishte triumfi në UEFA Europa League, një prej sukseseve më të mëdha në historinë e klubit italian.
Tashmë, Gjimshiti do të vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite, ku pritet të ketë një rol të rëndësishëm te Al-Diriyah.
Ndërkohë, Gjimshiti nuk është i vetmi lojtar i Kombëtares shqiptare që është transferuar këtë periudhë në Arabinë Saudite. Nedim Bajrami i është bashkuar Al-Taawoun në formën e huazimit.
E-Diaspora
-
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari Kontrollet në Göttingen zbuluan raste të punësimit pa dokumentacionin e nevojshëm. Për shtetasin shqiptar rezultoi edhe... -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington -
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind












