Lajme
Pas manifestimit “Përderisa i kujtojmë, ata jetojnë”, një delegacion do të pritet në Pallatin e Kombeve
Takimi vjen një ditë pas Marshit për Drejtësi, dhe mbrëmjes kushtuar Ukshin Hotit që mbahen më 30 gusht, në Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjes me Forcë
Një grup përfaqësuesish dhe të angazhuarish në manifestimin përkujtimor “Përderisa i kujtojmë, ata jetojnë”, që do të zhvillohet më 30 gusht në Gjenevë, do të pritet të hënën, më 31 gusht 2026, në Pallatin e Kombeve, selia evropiane e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Takimi do të zhvillohet me përfaqësues të Sekretariatit të Komitetit të Kombeve të Bashkuara për Zhdukjet me Forcë (Committee on Enforced Disappearances – CED), në kuadër të Zyrës së Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut.
Delegacioni do të ketë mundësinë të përcjellë mesazhin e manifestimit, shqetësimet dhe kërkesat e familjeve të personave të zhdukur me forcë, si dhe thirrjen për zbardhjen e fatit të tyre, vendosjen e drejtësisë dhe ruajtjen e kujtesës kolektive.
Ky takim vjen një ditë pas edicionit të dytë të Marshit për Drejtësi, dhe mbrëmjes kushtuar Ukshin Hotit që mbahen më 30 gusht 2026, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Forcë.
Marshi paqësor dhe i heshtur do të nisë nga Parku Cropettes dhe do të përfundojë në Sheshin e Kombeve, ku do të zhvillohet ceremonia zyrtare dhe do të prezantohet instalacioni artistik monumental i artistit Ramë Dardania.
Pritja e delegacionit në Pallatin e Kombeve përbën një hap të rëndësishëm në përpjekjet për ta sjellë zërin e familjeve dhe të viktimave drejtpërdrejt pranë mekanizmave ndërkombëtarë të OKB-së. Ajo dëshmon se kujtesa, e vërteta dhe drejtësia nuk njohin kufij.
Manifestimi organizohet nga Shoqata Kulturore “Dora d’Istria” në bashkëpunim me partnerë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe komunitete të prekura nga zhdukjet me forcë.
Delegacioni do të udhëhiqet nga znj. Mirishahe Limani Hiler dhe znj. Lisa Mazzone, kryetare e të Gjelbërve të Zvicrës. Së bashku me delegacionin, ato do t’ia përcjellin Komitetit të Kombeve të Bashkuara për Zhdukjet me Forcë mesazhin e manifestimit, si dhe zërin e familjeve të personave të zhdukur.
Për informacione më të hollësishme rreth këtyre ngjarjeve, mund të kontaktoni znj. Limani Hiler në adresën elektronike [email protected] ose në numrin e telefonit +41 79 607 46 74. “Përderisa i kujtojmë, ata jetojnë.”
E-Diaspora
-
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar Policia holandeze ka njoftuar se dy persona janë arrestuar dhe një zyrtar policor është lënduar lehtë... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht









