Lajme
Protestë në Prizren në mbrojtje të Qendrës Historike
Mijëra qytetarë u mblodhën sot në protestën, me moton “Nuk e duam ligjin” për Qendrën Historike të Prizrenit
Në mbrojtje të Qendrës Historike të Prizrenit dhe kundër miratimit të ligjit që, siç thuhet, është diskriminues për këtë qendër, qytetarë të shumtë prizrenas kanë protestuar me moton “Nuk e duam ligjin”.
Protesta, e organizuar nga një koalicion i organizatave joqeveritare, është mbajtur në sheshin Shatërvan.
Në emër të koalicionit të OJQ-ve të Prizrenit, Hajrullah Çeku, tha se projektligji, i cili thuhet se mund të miratohet në Kuvendin e Kosovës, krijon situata të reja favorizuese për një bashkësi të caktuar fetare.
Një gjë e tillë, sipas tij, paraqet diskriminim të qartë të qytetarëve të Prizrenit.
Ligji për Qendrën Historike të Prizrenit parasheh më tepër fuqi juridike në administrimin e shumë pronave për Kishën Ortodokse në qendër të Prizrenit
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions













