Lajme
Promovohet projekti “Gjuha ime”
Gjithashtu, Ministria e Diasporës, në bashkëpunim me MASHT, lansuan një spot, i cili i kushtohet në përgjithësi diasporës
Projekti “Gjuha ime”, i cili ka për qëllim mësimin bazik të gjuhës amtare dhe zhvillimin e njohurive të përgjithshme për fëmijët tanë, në veçanti për ata në diasporë, është promovuar edhe zyrtarisht të mërkurën në Prishtinë.
Zyrtarë të institucioneve këtë projekt e vlerësuan si shumë të rëndësishëm, duke e quajtur adresë të përgjithshme për fëmijët jo vetëm në diasporë, por edhe fëmijëve që jetojnë në Kosovë, pasi që atyre u mundëson të njohin edhe historinë, gjeografinë dhe kulturën kombëtare në përgjithësi.
Ministri i Diasporës Ibrahim Makolli, ka theksuar se po bëhen përpjekje të vazhdueshme në gjetjen e formave dhe modaliteteve të ndryshme për të qenë sa më afër fëmijëve të cilët jetojnë jashtë Kosovës, për t’ua mundësuar atyre që ta mësojnë gjuhën amtare dhe identitetin kombëtar.
“Në këtë kuadër përpos pjesës fizike dhe përkrahjes së arsimit plotësues ku do qoftë në diasporë, po përpiqemi që edhe përmes formave të tjera tash që mundëson teknologjia informative, t’ju ofrojmë sa më tepër mundësi për mësimin e gjuhës amtare dhe jo vetëm mësimin e gjuhës shqipe, por të njohin edhe historinë, gjeografinë dhe kulturën kombëtare në përgjithësi”, ka thënë Makolli.
Të pranishëm në këtë publikim ishin edhe përfaqësues të shqiptarëve nga Maqedonia, Bujanovci dhe Presheva dhe të gjithë njëzëri përgëzuan Ministrin Makolli për këtë projekt, siç e quajtën ata, unifikues për të gjithë shqiptarët.
Riza Halimi, deputet në Parlamentin e Republikës së Serbisë, i cili përfaqëson shqiptarët nga Lugina e Preshevës, potencoi se atë që nuk arritën ta bëjnë para dy javësh në Preshevë dhe Bujanovc, po e finalizojnë në Prishtinë.
Gjithashtu, Ministria e Diasporës, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, lansuan një spot, i cili i kushtohet në përgjithësi diasporës.
Ky projekt i Ministrisë së Diasporës është i pari nga institucionet përmes të cilit mësohen dhe zgjerohen njohuritë për gjuhën amtare. Është një projekt që mësimi i gjuhës jo vetëm që është i lehtë, por është edhe argëtues për fëmijët.
Faqja (gjuhaime.com), përmban informata të ndryshme mbi gjuhën, kombin, historinë dhe gjeografinë e shtetit të Kosovës, si dhe lojëra, fletore pune, abetaren, e shumë gjëra tjera të dobishme për zhvillimin e njohurive tek fëmijët.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










