Lajme
Prokurorja, merr ryshfet dënohet 3 vjet burg
Ish-prokurorja kosovare, Vahide Badivuku është dënuar me 3 vjet burgim nën akuzën “marrja e ryshfetit” si dhe me një gjobë prej 5 mijë eurosh
E zënë në flagrancë me disa mijë euro në xhep, ish-prokurorja kosovare Vahide Badivuku është dënuar me 3 vjet burgim nën akuzën “marrja e ryshfetit” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Ajo është dënuar edhe një gjobë prej 5 mijë eurosh dhe mos ushtrim i funksionit në administratën publike po ashtu për tri vjet.
Bashkë me Badivukun janë dënuar edhe dy të akuzuar tjerë për shkak të veprës penale “ushtrimi i ndikimit”.
Sipas verdiktit që ka sjellë Gjykata Themelore e Prishtinës gjobën prek 5 mijë eurosh, Badivuku duhet ta paguaj në afat prej 30 (tridhjetë) ditësh, nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.
Gjykata Themelore në njoftimin e saj thotë se kundër këtij aktgjykimi palët e pakënaqura kanë të drejtë të parashtrojnë ankesë në afat prej 15 (pesëmbëdhjetë) dite pas pranimit të aktgjykimit, gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes kësaj gjykate.
E dënuara është arrestuar nën dyshimin se ka marrë ryshfet për t’i liruar disa vetura të sekuestruara, në një lëndë penale, të cilën ajo e ka pasur në hetime. Badiviku ka kërkuar ryshfet në shumën prej 22 mijë eurosh përmes ndërmjetësuesve dhe pas dorëzimit të shumës në fjalë, si prokurore e rastit ka përpiluar kërkesën për lirim të automjeteve.
Gjatë kalimit për në Serbi në pikëkalimin kufitar Merdarë, asaj i janë gjetur 5 mijë euro në çantë që ishin para të ryshfetit. Thuhet se këto mjetet ishin “markuar’ nga Policia e Kosovës para se t’i jepet nga një i akuzuar. Policia e Kosovës besohet e i ka pasur me numër të gjitha monedhat që i janë gjetur Badivukut.
Në njërën nga seancat e procesin gjyqësor ajo qau para gjyqtarit, por lotët e saj dolën të mos jenë masë lehtësues në këtë proces.
E-Diaspora
-
Rama në Michigan: Do të hapim konsullatën shqiptare, Shqipëria nuk është më vend mbijetese Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, gjatë vizitës së... -
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










