Lajme
Pritet të shkarkohet prokurori i Përgjithshëm që mbështet Gruevskin
Procedura e iniciuar nga Qeveria tani më ndodhet në procedurë parlamentare dhe për shkarkimin dhe zgjedhjen e prokurorit të ri nevojiten shumicë e thjeshtë, apo 61 vota të deputetëve
Ekspertët e çështjeve juridike në Maqedoni e mbështesin nismën për shkarkimin e prokurorit aktual të shtetit, Marko Zvërlevski, i cili mbështet hapur politikën e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski dhe partisë së tij, VMRO DPMNE. Sipas ekspertëve, Maqedonia ka nevojë për zgjedhjen e një prokurori të përgjithshëm, larg ndikimeve politike, profesionist, i moralshëm dhe i gatshëm të përballet me sfidat e mëdha që e presin vendin, në kthimin e besimit humbur në gjyqësor.
Procedura e iniciuar nga Qeveria tani më ndodhet në procedurë parlamentare dhe për shkarkimin dhe zgjedhjen e prokurorit të ri nevojiten shumicë e thjeshtë, apo 61 vota të deputetëve.
“Populli pret ndryshime, ndryshime të rëndësishme dhe me këtë rast jam i bindur se çdonjëri prej tyre do të pyetet se kush do të jetë Prokuror i ri Publik i Maqedonisë. Ai duhet të jetë një personalitet i pakompromis, personalitet i respektueshëm, personalitet që nuk duhet të jetë nën ndikime politike dhe që do të ketë integritet të fortë personal”, thotë Aleksandar Nakov, ish-prokuror.
Kandidat për zëvendësimin e Zvërlevskit ende nuk ka, por kryeministri Zoran Zaev ka thënë se preferon që ai të jetë në mesin e ekspertëve të angazhuar në prokuroritë aktuale.
Nisma për shkarkimin e Marko Zvërlevskit, Prokurorit aktual të Përgjithshëm, vjen pas një sërë akuzash ndaj tij për përfshirje në afera të ndryshme, por edhe në pengimin e hetimeve ndaj zyrtarëve të përfshirë në veprimtari kriminale. Zvërlevski ishte pjesë edhe e aferës së përgjimeve të publikuar nga opozita për lidhjet e tij me pushtetin e ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski.
“Sjellja e prokurorit aktual ka çuar në formimin e Prokurorisë Speciale. Ai ishte inert, nuk e ushtronte detyrën e tij. Më shumë merrej me politikë se sa me obligimet që kërkohen sipas dispozitave ligjore, mendoj në Ligjin për prokurori publike dhe Ligjin për procedurë penale”, thotë Nakov, transmeton REL.
Këto fakte, sipas ekspertëve, janë dëshmi se si nuk duhet të jetë një prokuror, i cili sipas tyre, në vend se të jetë në shërbim të qytetarëve dhe luftimit të krimit, ai bën të kundërtën duke i shërbyer politikave të caktuar që stimulojnë dhe udhëheqin me krimin.
Bashkim Selmani, profesor i së drejtës penale në Universitetin e Tetovës, thotë se puna e Marko Zvërlevskit duhet të jetë e mjaftueshme për të marrë mësim partitë e koalicionit të ri qeveritar se çfarë prokurori duhet të zgjedhin. Nëse këtë nuk e bëjnë, atëherë do të shuhen edhe shpresat për mëkëmbjen e sistemit të rrënuar gjyqësor.
“Nëse Maqedonia kësaj radhe e ka seriozisht që të vë në funksion shtetin e së drejtës, do të ishte mirë që të zgjidhte një prokuror pa ndikime aspak partiake. Në bazë të përvojës së deritanishme, vlerësoj se ai duhet të jetë nga sfera e ekspertëve juridikë, qoftë nga avokatët, profesorëve apo personave që kanë luftuar në veprimtarinë për rrënimin e shtetit të së drejtës, pra kundër Gruevskit. Por, nëse nuk bëhet një zgjedhje e tillë, pra nga ana e ekspertëve apo njerëzve të guximshëm, atëherë do të kemi një dështim të plotë dhe një mashtrim i elektoratit”, thotë Selmani.
E-Diaspora
-
Amerikë
Gonxhe Halimi nga Gjilani diplomon si studentja më e dalluar në SHBA në Shkenca Kompjuterike Ajo përfundoi studimet në Inxhinieri Kompjuterike (Software Engineering) me minor në Networking, duke u vlerësuar për... -
Mira Murati dëshmon në gjyqin Musk-Altman: “Sam Altman krijonte kaos në OpenAI” -
Amerikë
Melisë Sejdiu dhe Rea Hadri pranohen në Universitetin e Pittsburghut -
“Një brez mes rrënjëve dhe integrimit”, temë bosht e numrit të ri të albinfo.ch -
Gjermani
Stuttgart: Kryeministri i ri është me origjinë nga Turqia, zonja e parë një shqiptare
Jeta në Austri
-
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” Artisti shkodran përfaqëson Shqipëria në Eurovision Song Contest, ndërsa publiku nga Kosova mund ta mbështesë përmes... -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri











