Lajme
Priten shkurtime të mëdha buxhetore në shkurt
Qeveria e Kosovës i ka premtuar Fondit Monetar Ndërkombëtar se do t’u përshtatet politikave dhe rekomandimeve që dalin nga marrëveshja e monitorimit e nënshkruar gjatë verës së vitit 2011, në mënyrë që kriza e mundshme financiare të evitohet gjatë vitit 2012.
Nëpërmjet një letre të dërguar në mesin e dhjetorit, e cila është firmosur nga kryeministri Hashim Thaçi, ministri i Financave, Bedri Hamza, dhe guvernatori Gani Gërguri, Qeveria i ka bërë të ditur Bordit udhëheqës të Fondit Monetar Ndërkombëtar se shpresën kryesore për financimin e deficitit e mban tek 75 milionë eurot që parashikohet të merren nga Trusti i Pensioneve me anë të shfrytëzimit të letrave me vlerë, shkruan Koha Ditore.
Sipas letrës së Qeverisë, privatizimi i Postës dhe Telekomit të Kosovës rrezikon që të mos ndodhë as gjatë vitit 2012. Për këtë Qeveria është zotuar të ndajë një fond prej 150 milionë eurove që ta ruajë si rezervë likuiditeti, mjete këto që do të përfitohen nga shkurtimet financiare në disa sektorë.
Për këtë, siç shkruan kjo gazetë, Qeveria është zotuar se do të marrë vendim më së largu në shkurtin e vitit 2012. Gjatë vitit 2011, FMN-ja pati obliguar Qeverinë që të ndajë një fond prej 60 milionë eurosh, meqë nuk arriti të procedojë me privatizimin e PTK-së.
“Qeveria është e gatshme të marrë masa shtesë sipas nevojës për të siguruar arritjen e objektivave të saj”, thuhet në letrën e Qeverisë dërguar FMN-së.
Këto masa kanë të bëjnë kryesisht me shkurtimet në paga, subvencione ndaj ndërmarrjeve publike dhe rritjen e të hyrave nëpërmjet shtrëngimeve në segmentin e të hyrave financiare në buxhet.
Nga linja e shpenzimeve për paga, Qeveria i ka premtuar FMN-së se do të shkurtojë 10 milionë euro, nga subvencionet për KEK-un do të shkurtojë 15 milionë euro, derisa 13 milionë euro do t’i përfitojë nga rritja e vlerës së akcizës për duhanin, si dhe rritjen e vlerës së tatimit në pronë.
Kushti kryesor të cilit i është referuar Qeveria në letrën e dërguar tek krerët e FMN-së është qëndrueshmëria financiare e vendit në pagimin e faturës për ndërtimin e autostradës drejt Shqipërisë, shkruan Koha Ditore.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











