Lajme
Prezantohet projekti për parkun në Kleçkë-Divjakë
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Kuvendi Komunal i Lipjanit ditën e mërkurë e kanë prezantuar para qytetarëve të kësaj komune, planin për ndërtimin e parkut historik-kulturor dhe vlerat natyrore në hapësirën Kleçkë – Divjakë.
Janë bërë më shumë se një vit që kur Qeveria e Kosovës e pati shpallur zonë të interesit të përgjithshëm kombëtar vendbanimin ku ishte i vendosur Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së në Kleçkë dhe Divjakë.
Si propozuese e këtij projekti, tashmë MMPH ka bërë përgatitjet e duhura dhe ditë më parë ka hapur shqyrtimin publik të planit, që do të përfshijë komunën e Drenasit, Malishevës dhe Lipjanit.
Zëvendësministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Shpejtim Rudi ka theksuar se me projektin për shpalljen e zonave me interes të veçantë në Kleçkë dhe Divjakë, synohet ruajtja e vlerave të rëndësishme historike të Kosovës, por edhe rritja ekonomike e popullatës së asaj ane.
Gjatë prezantimit që është bërë në Kuvendin Komunal të Lipjanit, si prika kryesore të projektit dolën të jenë, selia që shfrytëzonte atëbotë Qeveria e Përkohshme, ajo e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, spitalit ushtarak, pastaj lapidari dhe varrezat e dëshmorëve, Shtabi i Brigadës 121, si dhe muzeu për Radio Kosovën e Lirë.
Sipas planifikimeve të bëra në prezantimin e sotëm në Lipjan parku kap një hapësirë prej 1500 hektarësh, mirëpo ai do të zgjerohet më vonë edhe me 3 922 hektarë të tjerë.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










