Lajme
Presidenca: Zgjedhjet serbe në Kosovë janë ilegale
Kryetari serb, Tadiq, kishte deklaruar se organizimi i zgjedhjeve lokale serbe në Kosovë do të varet nga rrethanat e sigurisë
Presidenca e Kosovës ka reaguar lidhur me deklaratat e zyrtarëve të lartë të Serbisë, që prekin çështjen e organizimit të zgjedhjeve lokale serbe edhe në Kosovë.
Kryetari i Serbisë, Boris Tadiq, kishte deklaruar se organizimi i zgjedhjeve lokale serbe në Kosovë do të varet nga rrethanat dhe faktorët e sigurisë, por shteti serb do të përpiqet që të bëjë gjithçka që është e mundur që t’i realizojë principet kushtetuese të tij.
Por, Arbër Vllahiu, këshilltar për media i presidentes së Kosovës Ahtifete Jahjaga, ka thënë se zgjedhjet e paralajmëruara të Republikës së Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës janë ilegale, kundër kushtetuese dhe nuk prodhojnë asnjë efekt ligjor.
Vllahiu ka theksuar se tentimi për të mbajtur zgjedhje lokale në territorin e Kosovës nga ana e Serbisë është në kundërshtim me të gjitha dokumentet dhe rezolutat ndërkombëtare.
Sidoqoftë, çështja e mbajtjes ose jo të zgjedhjeve lokale serbe në territorin e Kosovës tash e sa ditë ka qenë temë e debateve dhe polemikave edhe në Serbi.
Përfaqësuesit e opozitës në Serbi, i kanë akuzuar autoritetet e Beogradit duke thënë se anashkalimi eventual i Kosovë sa u përket zgjedhjeve lokale, do të nënkuptonte tradhti dhe pranim të shtetit të pavarur të Kosovës nga shteti serb./rel&albinfo/
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së Nën dirigjimin e Facundo Agudin, Orkestra Simfonike e RTSH-së solli një mbrëmje të veçantë artistike, me... -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj -
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës
Jeta në Austri
-
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë Punimi i tij shkencor mbi konceptin e lirisë sipas Erich Fromm u vlerësua me çmim dhe... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë













