Sport
Pranohet ndërkombëtarisht edhe Federata e Tenisit të Kosovës
Federata kosovare e tenisit ka marrë pranimin e saj ndërkombëtar sot, duke kurorëzuar kështu njüe angazhim shumëvjeçar kësaj drejt ndërkombëtarizimit.
Ky lajm është konfirmuar nga presidenti i Federatës së Tenisit të Kosovës (FTK), Shkëlzen Domi.
“Definitivisht Tenis Kosova është anëtari 50 i Tennis Europe me 50 vota PRO dhe 19 Kundër”, ka shkruar Domi në profilin e tij në Facebook.
Bordi i Federatës Evropiane të Tenisit kishte vendosur që aplikimi i Federatës së Tenisit të Kosovës me të drejta të plota të votohet nga delegatët e Asamblesë së Përgjithshme të kësaj organizate në Lozanë të Zvicrës që u mbajt gjatë këtyre ditëve, shkruan telegrafi.com.
Federata kosovare e tenisit kishte dështuar të pranohej me të drejta të kufizuara në Federatën Evropiane të Tenisit në dy tentimet e mëhershme. Herën e parë në vitin 2013, në Tallin të Estonisë me 26 vota pro, 25 kundër dhe 11 abstenime nuk u arritën 2/3 e votave për pranim. Ndërsa në vitin 2014, në Sofje të Bullgarisë aplikimi më të drejta të kufizuara nuk u arrit për 2 vota të delegatëve përkundër 33 votave pro, 20 kundër dhe 15 abstenimeve.
Pas pranimit të Komitetit Olimpik të Kosovës në Komitetin Olimpik ndërkombëtar pak muaj më parë u plotësua kushti për pranim më të drejta të plota edhe për Federatën e Tenisit të Kosovës dhe votimi në Lozanë ishte në favor të Kosovës
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë











